Selia e Presidencës

Presidenca.jpg
Rruga Abdyl Frashëri, Tirana, Albania
Rruga Abdyl Frashëri Tirana Tirana AL

Në ndërtesën e Selisë së Presidencës ndodhen zyrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ndërtesa ishte konceptuar për të qenë përfaqësia  e Ambasadës Sovjetike në Shqipëri. Themelet e saj u hodhën në vitin 1959 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve. Në vitin 1961, kur Bashkimi Sovjetik ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, godina  nuk kishte përfunduar së ndërtuari ndaj aty nuk u vendos kurrë ambasada e Bashkimit Sovjetik.

Në mungesë të një tradite kombëtare shqiptare godina është jashtëzakonisht konvencionale me ornamente të ekzagjeruar tipike për arkitekturën staliniste. Volumi i madh i ndërtesës thyhet nga ritmi vertikal i kolonave masive të kryera përpara dhe larg njëra-tjetrës dhe bordurave të futura të dritareve. Godina çuditërisht është ndërtuar larg buzës së rrugës duke i dhënë një karakter të veçantë që thekson rëndësinë e saj.

Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Presidentit të Republikës dhe i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme. Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës Parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit të Republikës.