Sheshi “Nënë Tereza”

Untitled-1.jpg
Untitled-1.jpg
Untitled-3.jpg
Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, Albania
Sheshi Nënë Tereza Tiranë Qarku i Tiranës AL

Ky shesh i ndodhur në fund të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në pjesën jugore të Tiranës, u projektua nga arkitekti italian Gherardo Bosio në vitet 1939-41. Ai projektoi Bulevardin Perandorak (sot Bulevardi “Dëshmorët e Kombit) i cili përfundonte në sheshin “piazza del Littorio” sot sheshi “Nënë Tereza”. Duke filluar nga e djathta në të majtë shihen Presidenca, Universiteti i Arteve, Korpusi i Universitetit të Tiranës, Stadiumi “Qemal Stafa”, Rektorati i Universitetit të Tiranës, Muzeu Arkeologjik dhe Pallati i Kongreseve. Ky shesh mban emrin “Nënë Tereza” në nderim të murgeshës katolike shqiptare. Nënë Tereza e Kalkutës është e njohur në të gjithë botën për punën e saj me të varfrit. Sa ishte gjallë, ky përkushtim u nderua me çmime dhe tituj nderi dedikuar asaj. Në kujtim të saj shumë muze, kisha, rrugë, dhe objekte të tjera, përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë mbajnë emrin e saj. 19 Tetori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, është festë zyrtare në Shqipëri.