Sheshi “Skënderbej”

Sheshi & Monumenti Skenderbej 2.jpg
Sheshi & Monumenti Skenderbej 2.jpg
sheshi skenderbej.jpg
qq.jpg
Sheshi Skënderbej, Tirana, Albania
Sheshi Skënderbej Tirana Tirana County 1001 AL

Ky shesh e ka marrë emërtimin Sheshi “Skënderbej” në 26 nëntor 1937. Ai ishte konceptuar në formë rrethore dhe me një shatërvan rrethor në mes, kurse ndërtesa që dominonte ishte Bashkia e vjetër e cila u prish në vitin 1980. Ky shesh qarkohej nga ndërtimet e traditës: Pazari i Vjetër, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Kisha e Ungjillizimit (e cila u prish me vonë), etj. Por gjatë viteve të socializmit në këtë shesh u vendos shtatorja e Stalinit (4 nëntor 1951) e cila qëndroi deri në vitin 1968 kur u zëvendësua me monumentin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali, Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968.