Shkalla e Tujanit

Shkalla e Tujanit 1.jpg
Shkalla e Tujanit 1.jpg
Shkalla e Tujanit 2.jpg
Shkalla e Tujanit 3.jpg
Unnamed Road, Albania
Unnamed Road Tiranës AL

Kjo shkallë ndodhet në sektorin e mesëm të lumit të Tiranës, atje ku ai ndërpritet tërthor nga shkëmbinjtë që ndërtojnë malin e Dajtit në juglindje dhe atë të Brarit në veriperëndim, duke formuar një grykë të ngushtë në formën e një kanioni interesant.

Shkalla e Tujanit është 1,2 km e gjatë, 20-50 m e gjerë dhe rreth 250 m e thellë dhe ka një ekosistem karstik me guva e shpella karstike në shpatet e saj.

Në antikitet nëpër të ka kaluar rruga me rëndësi të madhe për Shqipërinë Qendrore që lidhte Durrësin e Tiranën me Dibrën e Madhe dhe më tej me brendësinë e Ballkanit.