Shpella e Valit

shp.jpg
SH54, Bizë, Albania
SH54 Bizë Tirana County AL

Ndodhet në afërsi të fshatit Val (Martanesh), rreth 1000 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në kryqëzimin e thyerjeve tektonike në gëlqerorët. Është e gjatë 250 metra, e gjerë deri në 35 m dhe e lartë 25 m. Hyrja e shpellës ndodhet në rrëzën e shpatit dhe në të humbet përroi i Bizës. Ujërat ndjekin drejtimin lindor dhe dalin në formën e burimit në luginën e lumit të Matit.

Shpella ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore të karakterit vendor. Për ta vizituar atë duhet ndjekur rruga automobilistike Tiranë – Dajt – Mali me Gropa – Bizë – Val.