Shpella e Zezë (Pëllumbas)

Shpella e Pellumbasit 2.jpg
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit, Albania
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit Qarku i Tiranës AL

Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si shpella e Pëllumbasit (650 m mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë (shpallur monument natyre në vitin 2002).

Skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë. Në të gjithë Evropën janë vetëm pesë shpella të tilla.

Kjo shpellë karstike ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka dhe mbetje të kulturës njerëzore që sipas Institutit të Arkeologjisë i përkasin periudhës nga Paleoliti deri në periudhën e Mesjetës së Hershme. Mendohet që shpella ka qenë e banuar që në fillimet e shoqërisë njerëzore, rreth 30.000 vjet më parë.

Shpella me përmasa 360 m e gjatësi, 10-15 m e gjerësi dhe 15-45 m e lartësi të cilat  nuk janë përfundimtare dhe me mjediset e mbushura me stalaktite dhe stalagmite  përbën një objekt me vlera të veçanta për të studiuar evolucionin e paleogjeografinë e gjithë zonës si dhe qarkullimin e ujërave nëntokësorë të saj.

Ajo është e mbushur me mikroforma të shumta të relievit nëntokësor karstik me bukuri te rrallë dhe vlera të veçanta turistike.

ndiqet ajo që të çon në fshatin Pëllumbas. Prej këtij të fundit, për të arritur deri në shpellë, rruga është këmbësore.