Tarraca detare e Dajtit

daj.jpg
SH47, Albania
SH47 Tiranë Qarku i Tiranës AL

Ajo ndodhet në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të Parkut Kombëtar të Dajtit, në lindje të qytetit të Tiranës. Tarraca përfaqëson një fragment të nivelit të tarracës detare të formuar miliona vjet më parë nga veprimtaria e valëve të detit. Ajo është e gjatë rreth 2 km dhe e gjerë rreth 800m.

Kjo tarracë është një fushë më livadhe, përreth së cilës ka pyje ahu. Fronti i saj në perëndim është shumë i thepisur. Ajo përfaqëson vlera shkencore didaktike, ekologjike dhe turistike.

Me teleferik shkohet për 15min kurse me makinë ndiqet rruga automobilistike 26 km Tiranë-Linzë-Dajt.