Teatri Kombëtar

Teatri-Kombëtar.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark 11, Tirana 1000, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana 1000 AL

Teatri Kombëtar  u ndërtua nga italianët në vitin 1940 si qendër komplekse kulturore: Kinema- Teatër. Pas çlirimit, më 24 Maj 1945, në këtë godinë u vendos  teatri i parë  profesionist shqiptar, i cili vazhdon aktivitetin këtu edhe sot.  Deri në vitin 1965 në këtë ndërtesë ushtronin aktivitetin e tyre edhe  filarmonia e shtetit si dhe  shkolla e aktorëve. I quajtur Teatri Popullor deri në vitin 1989 ai sot mban emrin  Teatri Kombëtar.