Teqeja e Sheh Dyrrit

teqeja e sheh dyrrit.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark 11, Tirana 1000, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana 1000 AL

Teqeja e Sheh Dyrrit i përket sektit ( tarikatit) kadiri. Ajo ka shërbyer në të njëjtën kohë si teqe dhe si shtëpi banimi, për shehun dhe familjen e tij. Themelet e teqesë janë bërë me gurë lumi, ndërsa muret me qerpiç dhe breza druri. Duke u nisur nga mënyra dhe teknika e ndërtimit, mund të thuhet se është ndërtuar në fundin e shekullit XVIII, ose në fillim të shekullit XIX. Përpara saj ndodhej tyrbja me tre varre. Në vitet 1964-65, në teqe u kryen punime restauruese. Ajo është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963. Në vitin 1967, në kuadrin e ndalimit të fesë dhe të prishjes së ndërtesave të kultit, tyrbja dhe varret u prishën. Pas vitit 1990, tyrbja u rindërtua siç ka qenë.