Teqeja Halveti

Teqeja Halveti.jpg
Rruga e Barrikadave, Tirana, Albania
Rruga e Barrikadave Tirana Tirana County AL

Kjo teqe e ndodhur në qendër të Tiranës, në zonën ku dikur ka qenë Pazari i Vjetër, i përket Tarikatit Halveti, sekt i besimit mysliman. Në veçanti në shekujt XV dhe XVI nëpërmjet këtij tarikati në shumë vise të Ballkanit, e si pjesë e tij edhe në trojet shqiptare, është prezantuar botëkuptimi sufik i fesë islame. Tarikati Halveti duke filluar prej shekullit XV ka qenë rruga mistike më e përhapur në botën islame. Teqeja Halveti e themeluar në vitin 1605 ashtu si gjithë objektet e kultit dhe institucionet fetare u mbyll në vitin 1967. Ajo u rihap dhe u rindërtua nga Sheh Muamer Pazari në vitin 1994.