Trip n’Hostel

0ad2d4_144498a86f4d4e939f467a376fa02eab.jpg
0ad2d4_144498a86f4d4e939f467a376fa02eab.jpg
0ad2d4_d3f8993e50304ff590dc632315d7caea.jpg
0ad2d4_bf641b29d6b5451ea81b0f219f80cb48.jpg
0ad2d4_f567e05b49fb456188593c9d60ea4e16.jpg
Rruga Musa Maci 1, Tirana, Albania
Rruga Musa Maci Tiranë Tiranës AL

Hosteli në vetvete është një vilë italiane e viteve ’20 e rikonceptuar. Arkitektura e vilës ka frymëzuar formimin e hostelit, i cili është i mbushur me moblije retro të zgjedhura me kujdes si dhe mobilje me materiale të riciklueshme, të mbledhura gjatë shumë viteve.

Vila është e ndarë në 3 kate. Në katin e parë gjendet një zonë e madhe të përbashkët me një bar të pajisur me ekspresin e kafesë, dy oborret ku ju mund të pushoni dhe të dëgjoni muzikë, apo akoma tavolina e ping pong-ut dhe lojëra të tjera që do mund të luani me miqtë e rinj. Në bodrum gjendet kuzhina dhe një bar tjetër me një oxhak të madh e të hapur që nxeh tërë ndërtesën në dimër. Kati i tretë ka katër dhoma të mëdha gjumi.