Tyrbja e Nuses

tyr.jpg
tyr.jpg
tyrb.jpg
E852, Albania
E852 Qarku i Tiranës AL

Tyrbja e Nuses gjendet në fshatin Mullet, pranë Kishës së Maxharës. Ky monument mbart një legjendë për nusen e re që mbeti e vrarë ditën e martesës. Dy palë kundërshtare që u kryqëzuan në hyrje të fshatit, ndoshta për hasmëri, po shkëmbenin të shtëna me njëra – tjetrën, ndërsa në rrugë po kalonin dasmorë, të cilët kishin marrë një nuse. Një plumb qorr e godet dhe e lë nusen e re të vdekur.  Në vendin ku ajo u vra, në shenjë kujtimi u ndërtua “Tyrbja e nuses”. Duke u nisur nga funksioni i ngjashëm me varret e periudhës otomane, mendohet që ajo mund ti përkasë shek. XVII.