Universiteti i Tiranës

Tirana,_palazzo_dell'università_04.JPG
Universiteti Politeknik i Tiranes, Sheshi Nënë Tereza, Tiranë 1000, Albania
Sheshi Nënë Tereza Tiranë Tiranës 1000 AL

Ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës u projektua nga arkitekti italian Gherardo Bosio në periudhën 1939 1940. Arkitektura e saj është e karakterizuar nga paralelopipedë kompaktë të bashkuar me njëri-tjetrin që të jep përshtypjen e një kalaje romake dhe sjell në kujtesë kullën tradicionale shqiptare e performuar në kushtet e modernizmit. ODA (casa del opera del dopolavoro Albanese = shtëpia shqiptare e pas punës) paraqet linja të thjeshta arkitektonike, të zhvilluar në një plan unik të fasadës kryesore. Ajo ka një hyrje qëndrore dhe shtrirje modulare në pjesët e saj. Kjo i jep një pamje monumentale. GLA (casa delle organizzazioni giovanili = shtëpia e organizatave rinore) është një ndërtesë komplekse. Ajo është e kompozuar ne formë u-je, që i jep mundësinë për të organizuar të dy anët e saj. UT është Universiteti i parë në Shqipëri që u krijua në vitin 1957 si Universiteti Shtetëror i Tiranës nga bashkimi i pesë instituteve ekzistuese të arsimit të lartë, më i rëndësishmi i të cilëve ishte Instituti i Shkencave, i themeluar në vitin 1947. Nga viti 1985 deri në vitin 1992 u quajt Universiteti i Tiranës "Enver Hoxha", sipas diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili vdiq më 11 prill 1985. UT është universiteti më i madh në Shqipëri. Ai përfshin tetë fakultete, 50 departamente akademike dhe 41programe studimi.