Ura e Brarit

Untitled.jpg
Untitled.jpg
HPIM3215.JPG
Rruga Arbërit, Albania
Rruga Arbërit Brar Tiranës AL

Ura e Brarit ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, në lindje të Tiranës, 7.6 km nga qendra e Tiranës. Ajo është gjurma e parë e rrugës në fillim të Malësisë së Tiranës në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit (antikiteti i vonë). Ura është ndërtuar vetëm nga një hark, në kyçin e të cilit kalldrëmi i urës ngrihet në formë kurrizi me pjerrësi nga të dyja anët. Mbështetjet e harkut janë vendosur mbi brigje shkëmbore që lartësohen mjaft nga shtrati i lumit. Ura ka kaluar disa faza ndërtimi: Si fazë e parë ajo e fillim shek. XVIII, janë themelet me blloqe ranorë e gëlqerorë të ashpër me formë të rregullt e me madhësi 40 x 90cm të lidhur me llaç prej rëre të ashpër. Faza e dytë i përket ndërtimit me gurë ranorë dhe harku i lidhur me llaç gëlqereje prej rëre të imët. Faza e tretë që mendohet të jetë e shek. XIX, është me gurë kave gëlqerorë prej llaçi të ashpër. Është shtruar me qëllim zbutjen e pjerrësisë së urës. Kjo urë ka lidhur fshatin Brar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan. Harku është i formës rrethore me hapësirë drite 8,4 m dhe lartësi 15 m mbi nivelin e ujit nga kyçi. Harku është punuar me dopjo qemer ku i sipërmi ka formën e shigjetës (me majë), muratura e tij është me gurë ranorë të fortë në formë pllake. Kalldrëmi i urës e ka gjatësinë 21 m dhe gjerësinë 2,7 m dhe është i shtruar me gurë kave gëlqerorë, kufizuar nga anët me gurë kave me formë më të rregullt.