Varrezat e Dëshmorëve dhe monumenti Nëna Shqipëri

29_big.jpg
29_big.jpg
240x180px-Mother_Albaniastatue2.jpg
images.jpg
Rruga Ligor Lubonja, Tiranë, Albania
Rruga Ligor Lubonja Tiranë Tiranës AL

Në këtë varrezë prehen eshtrat e 900 partizanëve të cilët luftuan për lirinë e atdheut  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Monumenti prej betoni 12 m I lartë që ndodhet në hyrje të varrezës, i përuruar  në vitin 1971, përfaqëson Shqipërinë si një nënë që ruan gjumin e përjetshëm të atyre që dhanë jetën për të. Monumenti masiv mban një kurorë me dafina dhe një yll të ngritur lart me dorën e djathtë.  Ai qëndron mbi një piedestal prej 3 metrash të lartë, ku janë gdhendur fjalët “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”.

Në vitin 1985 këtu u varros ish diktatori  Enver Hoxha, por u zhvarros përsëri në vitin 1992 duke u varrosur në një varrezë të zakonshme në anën tjetër të qytetit.

Monumenti i Realizmit Socialist është punë e skulptorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.