Varrezat e ushtarëve gjermanë

download (1).jpg
download (1).jpg
download.jpg
varezat.jpg
Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania
Shëtitore Parku i Madh Tiranë Tiranës AL

Këto varreza përkujtojnë ushtarët gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Këtu janë varrosur rreth 60 ushtarë gjermanë të Luftës së Dytë Botërore. Nga 2400 ushtarët gjermanë të rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1800 njihen me emër.

Toka ku janë vendosur varrezat e ushtarëve gjermanë është vënë në dispozicion pa pagesë nga qeveria shqiptare. Varrezat janë vendosur pranë atyre të ushtarëve britanikë  dhe monumentit të ngritur për nder të disa figurave të shquara shqiptare.

Në qendër të varrezave me një madhësi prej 150m2  ngrihet një monument graniti, rreth të cilin ndodhen tetë kolona guri ku janë gdhendur emrat e ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri.