Varri Monumental

DSC00983.JPG
Rruga Durishtit, 2034, Albania
Rruga Durishtit Qarku i Tiranës 2034 AL

Varri monumental i përket të njëjtës periudhë të krijimit të qytetit të Persqopit (shek. IV-III p. Kr.) Ka një sipërfaqe rreth 20 m² dhe përbëhej nga dy ambiente. Ambienti i parë është një paradhomë e vogël me dimensione 2.65 x 0.8 m. Ambienti i dytë është dhoma e varrimit, e cila ka formë pothuajse katrore, ka dhe dy mjedise të zgavëruara horizontalisht, në formën e urnës, që kanë shërbyer për të mbajtur hirin e të vdekurve. Mbulimi i varrit ka qenë me qemer, me gurë të mëdhenj, ndërtuar në të thatë. Mendohet që faqet e brendshme të saj të kenë qenë të dekoruara me suva dhe piktura. Monumentaliteti dhe dimensioni i një varri kaq të veçantë na çon të mendojmë se i përkiste një personi të një rangu të lartë, pjesë e një elite ose mendohet se mund t’i përkiste një mbreti Ilir.