West

west-bar-tirana-(by-matilda-karcanaj).jpg
Kullat Binjake Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë 1000, Albania
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Tiranë Tiranës 1000 AL
+355 68 2056170/ +355 68 2056168/ +355 69 2086529+355 68 2056170/ +355 68 2056168/ +355 69 2086529

Mjafton të thuash Bar West dhe të gjithë e dinë se për çfarë bëhet fjalë. I papërsëritshëm në llojin e tij, Bar West nuk është thjeshte një nga bar-et elitare te metropolit, ai është një histori.

Është vendtakimi i gazetarëve, njerëzve të rëndësishëm të politikës, por edhe i qytetarëve të thjeshtë. Aty qarkullon lajmi më shpejt se në redaksitë e lajmeve, thurren “thashetheme” që shpesh ju referohen edhe gazetat. Në këtë atmosferë të gjallë, plot ritëm dhe energji, kafja shijon më shumë se kudo tjetër. Një bar me një traditë që ruhet prej vitesh. Me nje arkitekture moderne, shërbim cilësor, stafi i kualifikuar dhe ambjenti komod.

Gjithcka që të ngjall dëshirën për t’u kthyer sërish, sërish e sërish… pasi Bar West, është më shumë se një bar, është vendi i të rejave më të fundit.