Xhamia e Kokonozit

Xhamia_e_kokonozit.gif
Rruga Thimi Mitko, Tiranë, Albania
Rruga Thimi Mitko Tiranë Qarku i Tiranës AL

Xhamia e Kokonozit është ndërtuar përpara vitit 1775 nga Muhamed agë Kokonozi. Kjo xhami u rindërtua nga e para në vitet’30 të shekullit të kaluar pasi nuk i rezistoi kohës. Ajo ndodhet në pjesën lindore të qendrës së qytetit të Tiranës. Sot ndryshe nga më parë quhet Xhamia e Pazarit të Ri, pasi me prishjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës u ndërtua pranë kësaj xhamie, Pazari i Ri. Minarja e sotme e kësaj xhamie është e vetmja minare me dy ballkone në Tiranë.