Dita Botërore e Ushqimit

Bashkia e Tiranës nga viti 2015 është firmëtare e Paktit “Milan Urban Food Policy” që ka si qëllim jetësimin e politikave për të përmirësuar sigurinë ushqimore, në nivel urban, promovimin e produkteve të shëndetshme dhe përmirësimin e stilit të jetesës për qytetet urbane.

Qëllimi i Bashkisë së Tiranës në këtë Pakt është zgjerimi i këtij rrjeti me qytetet që janë pjesë e këtij Pakti, në një synim të përbashkët, në luftën kundër urisë dhe adaptimin e agrikulturës në ndryshimet klimaterike me nevojat në rritje të popullsisë për ushqim.

Bashkëpunimi i këtij Pakti lidhet ngushtë me organizata ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara (UN) dhe agjenci të specializuara siç është FAO.

Takimi vjetor i Samitit të kryebashkiakëve të angazhuar në këtë bashkëpunim do të zhvillohet në Javën Botërore të Ushqimit që është në të njëjtën kohë përkon me festimet që do të organizohen këtë vit në zyrat qendrore të FAO-s. Pjesë e këtyre aktiviteteve është edhe Bashkia e Tiranës e cila do të përcjellë një mesazh nëpërmjet kësaj video, me qëllim sensibilizimin.