Fillo me një ide – Fito një internship

• “Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë” është projekt i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 29 datë 29.03.2018.

• Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.

• Afati i aplikimit për projektin është deri në 14 gusht 2018.

• Përmes një procedure konkurimi, do të përzgjedhen 16 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.

• Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.

• Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 62.500 lekë/personi (bruto) dhe çertifikat për pjesëmarrje.

• Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al

Objektivi i thirrjes për koncept-ide për projekte/studim është të mundësojë një proces transparent për përzgjedhjen e 16 studentëve më të talentuar të cilët do të angazhohen gjatë një periudhe 3 mujore, duke punuar nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të dorëzuar një propozim të plotë projekti/studimi, i cili do të vihet në zbatim nga njësitë organizative.
Pas përfundimit të periudhës për dorëzimin e dokumentacionit dhe koncept-idesë për projektin/studimin, Sekretariati i Konkursit do të verifikojë:
▪ Plotësimin e kërkesave administrative në dorëzimin e aplikimeve (respektimin e kërkesave për përmbajtjen, mënyrën e dorëzimit, afatin e dorëzimit të koncept-idesë dhe dokumentacionit të kërkuara nga ana e aplikantit).
▪ Kriteret e vlefshmërisë së aplikimit (Mosha e aplikantit, kostoja e propozuar e projektit).
▪ Aplikimet do të vlerësohen nga Komiteti Vlerësues për njësi organizative.
▪ Vetëm koncept-idetë që, janë vlerësuar me mbi 50 % të totalit të pikëve renditen në listën e shkurtër nga ana e Sekretariatit, dhe dërgohen për miratim pranë Bordit të Konkursit.
▪ Bordi i Konkursit merr në shqyrtim tabelën përmbledhëse të përgatitur nga Komiteti Vlerësues dhe listën e shkurtër të koncept-ideve të përzgjedhura me mbi 50 % të totalit pikëve të përgatitur nga ana e Sekretariatit dhe miraton shpalljen e listës.
▪ Lista e shkurtër përfundimtare bëhet publike brenda 5 ditëve pune.
▪ Sekretariati njofton aplikantët e renditur në listën e shkurtër, tashmë të bërë publike, lidhur me datën, vendin dhe orën e zhvillimit të konkursit.
▪ Aplikantët ftohen të bëjnë një prezantim të shkurtër të koncept-idesë së projektit/ studimit.
▪ Bordi i Konkursit njofton në përfundim të konkurrimit rezultatin jopërfundimtar (paraprak) lidhur me përzgjedhjen e 16 fituesve.
▪ Çdo aplikues i cili ka rezerva lidhur me rezultatin jopërfundimtar të Bordit të Konkursit i lind e drejta e ankimimit brenda 5 ditëve pune, të këtij rezultati, pranë Bordit të Konkursit.
▪ Bordi i Konkursit shqyrton brenda 5 ditëve pune pretendimet e ngritura përmes ankimimit nga ana e aplikantit pjesëmarrës në konkurs dhe jep përgjigje të arsyetuar lidhur me çdo pretendim.
▪ Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Bordi i Konkursit harton një raport përmbledhës lidhur me zhvillimin e konkurrimit duke i bashkëlidhur listën emërore të 16 fituesve dhe ia përcjell për dijeni Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
• Aplikimet duhet të kompletohen në gjuhën shqipe duke përdorur Formën A (projekt) dhe Formën B (studim) të paraqitjes së koncept-ideve të dhënë në Aneksin 1 & 2. Bashkia Tiranë nuk do të pranojë asnjë aplikim i cili do të dorëzohet në format tjetër nga ai i përcaktuar në Aneksin 1 & 2.
• Koncept-idetë me shkrim dore nuk pranohen.
• Vlerësimi i koncept ideve do të bazohet vetëm në informacionin i cili jepet në mënyrë eksplicite në Formën për Koncept-Ide.
• Aplikantët duhet të plotësojnë Formën (A/B) për koncept-ide dhe ta dërgojnë në zarf të mbyllur me postë si vijon:
    - Një Koncept-Ide orgjinale (e detyrueshme)
    - Dy kopje shtesë në formatin A4 (e detyrueshme)

• Zarfi duhet të përmbajë shënimin:
    - Thirrje për Projektin “Fillo me një Ide - Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”
    - Emri dhe adresa e aplikantit
    - “Mos të hapet para fazës së paraseleksionimit”

• Dokumentat e kërkuara duhet që të dorëzohen në një zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:
    Bashkia Tiranë
    Sheshi “Skënderbej”
    Nd.2, Kodi Postar 1001
    Tiranë, Shqipëri
    Tel:+355 4 228655
    www.tirana.al

• Koncept-Idetë e dorëzuara në forma të tjera ose në adresa të tjera nuk do të pranohen.
• Afati i aplikimit është 14 gusht 2018.
• Çdo koncept- ide e dërguar pas afatit skualifikohet.
• Koncept-ideja duhet të jetë e vlefshme për një periudhë të paktën 12 mujore.
• Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al.
• Formulari i aplikimit
• Fotokopje e Kartës së Identitetit
• Curriculum Vitae (CV)
• Koncept-ideja për projektin/ studimin sipas Formës (A dhe B)
• Datën e aplikimit;
• Të dhënat e aplikantit (emri/mbiemri i aplikantit, datëlindja, fusha e studimit, adresa, adresa e -mail, numër tel/cel);
• Titullin e projektit;
• Deklaratën e problemit (Cilin problem do të adresojë projektit i propozuar? Cilat janë rezultate e pritshme ose me fjalë të tjera vizioni strategjik?)
• Qëllimin dhe objektivat (Cilat qëllime/objektiva specifike, të matshme, realiste, brenda një afati kohor të përcaktuar do të arrihen si rezultat i përmbushjes së vizionit strategjik?)
• Planin e zbatimit (Cilat janë hapat që do të ndërmerren për arritjen e qëllimit dhe objektivave? Cilat janë palët e interesuara në sektorin publik, privat, shoqëri civile që ju do të angazhoni? Cili do të jetë plani i informimit dhe komunikimit me median për të përfshirë një audiencë më të madhe dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut?)
• Afatet kohore të projektit ( Kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë projekti? Cilat janë momentet kryesore?)
• Vlerësimi dhe Ndikimi ( Si do të vlerësoni që e keni arritur qëllimin tuaj? Si do të vlerësoni objektivisht suksesin e projektit?)
• Qëndrueshmëria (Si do të mundësohet qëndrueshmëria e zgjidhjes së propozuar sapo të ketë përfunduar financimi?)
• Përfituesit (Kush do të jenë përfituesit nga projekti i propozuar?)
• Buxheti i parashikuar (Sa është shuma monetare e parashikuar për zbatimin e projektit?)
• Datën e aplikimit;
• Të dhënat e aplikantit (emri/mbiemri i aplikantit, datëlindja, fusha e studimit, adresa, adresa e -mail, numër tel/cel);
• Titullin e studimit;
• Një prezantim të shkurtër të fushës së studimit dhe hulumtimit që do të kryhet (Studime të tjera dhe disa prej mangësive të tyre. Pyetja/pyetjet kryesore të studimit. Pse ky studim, sipas vlerësimit tuaj, është me interes për Bashkinë Tiranë?);
• Argumentat kryesorë të studimit (Jepni disa nga argumentat e studimit që ju do të kërkoni të mbështesni me informacion dhe të dhëna);
• Metodologjinë e studimit (Përshkruani shkurtimisht metodologjinë që do të përdorni gjatë studimit dhe pse kjo është metodologjia më e përshtatshmja për studimin tuaj);
• Rezultatet e pritshme nga studimi (Shpjegoni se si studimi juaj do të jetë një kontribut i rëndësishëm duke mbajtur parasysh studime të tjera të ngjashme në fushë);
• Burime të mundshme/Autorë (Jepni disa studime, autorë që ju do t’i përdorni si referencë gjatë punës suaj studimore)

1. Çfarë mund të përfitoni nga ky projekt?
– Duke marrë pjesë në këtë projekt ju do të përfitoni:
• 3 muaj eksperiencë pune
• Aftësi në hartimin dhe zhvillimin e projektit.
• Aftësi në realizimin e një studimi.
• Aftësi të reja teknike.
• Aftësi ndërpersonale (soft skills).
• Mundësi për krijimin e një rrjeti kontaktesh me profesionistë të fushës.

2. A mund të aplikoni me më shumë se një ide?
– Një aplikant mund të konkurrojë vetëm me një koncept–ide për projekt/studim.

3. Çfarë duhet të keni parasysh gjatë konceptimit të projektit/studimit?
– Projekti duhet të konceptohet për t’u zbatuar brenda territorit të Bashkisë Tiranë.

– Bashkia Tiranë pranon ide për komunitetet më pak të mbuluara me shërbime dhe që rezultojnë me më shumë probleme ose për studime të cilat ndihmojnë njësitë organizative të Bashkisë Tiranë të ndërmarrin veprimet të informuara sipas fushës së tyre të kompetencës.

– Projekti do të mundësojë që studentët të fitojnë aftësi në hartimin dhe zhvillimin e projektit si dhe si të realizojnë një studim (zgjedhja e temës, strategjia e kërkimit, mbledhja e informacionit, vlerësimi i informacionit, citimi i burimeve etj.)

4. Si do ta përfitoni çmimin?
– Pas shpalljes fitues, ju do të paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm:
• Kopje të kartës së identitetit
• Vërtetim origjinal për llogarinë bankare në lek

– 100 % e çmimit do të dorëzohet në përfundim të afatit 3 mujor të internshipit pas dorëzimit të propozimit të plotë të projektit/ studimit të plotë dhe frekuentimit të 200 orëve të internshipit.

– Në rast se ju largoheni me kërkesë individuale gjatë kohës së kryerjes së internshipit ose në rast se nuk dorëzoni projekt propozimin/studimin përfundimtar do të humbisni të drejtën e përfitimit të çmimit, por do të pajiseni me një vërtetim për kryerjen e Internshipit.

• Identifikimi i potencialeve të pashfrytëzuara ekonomike në 13-të Njësitë Administrative Rurale
• Promovimi i produktit bujqësor
• Artizanati në Pazarin e Ri
• Krijimi i një forumi për të rinj në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë;
• Pjesëmarrja e të rinjve në qeverisjen vendore;
• E-rekrutim;
• Përmirësimi i proceseve të brendshme të punës përmes teknologjisë së informacionit;
• Krijimi i aplikacionit mobile për platformën Cloud Bashkia Tiranë. Link http://cloud.tirana.al”
• Ristrukturim dhe riprogramim i aplikacioneve në ndihmë/shërbim të qytetarëve;
• Pjesëmarrja/përfshirja e fëmijëve në fazën e projektimit të këndeve të lojrave në kuadër të nismës “Luaj Tirana”;
• Edukimi qytetar/ Mirëmbajtja e hapësirave publike si një e mirë e përbashkët; ndërgjegjësimi i qytetarëve për ruajtjen, pastërtinë, sigurinë, mirëadministrimin etj.
• Praktikat më të mira për nxitjen e vullnetarizmit;
• Ndërgjegjësim mbi rëndësinë e aktiviteteve rekreative për moshën e tretë;
• Zbatueshmëria e metodave kërkimore në vjeljen e opinionit mbi produktin turistik në Tiranë dhe promovimin e tij;
• Ofrimi i shërbimeve lehtësuese dhe inovatore pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët.
• Rritja e bashkëpunimit me qeverisjet lokale të Rajonit të Ballkanit Perëndimor për forcimin e marrëdhënieve mes grupmoshave të reja në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për Integrimin Europian.
• Studim mbi platforma ndërkombëtare (kompeticione të fushave të ndryshme organizuar nga shoqata, organizata, institucione ndërkombëtare) në të cilat Bashkia Tiranë mund të aplikojë për të rritur vizibilitetin e saj në arenën ndërkombëtare;
• Mikrohapësira të reja në qytet;
• Rehabilitimi i hapësirave ekzistuese rekreative në Tiranë
• Hartimi i databazës së planifikimit të shpenzimeve të personelit të Bashkisë Tiranë dhe ndjekja në kohë reale e kësaj databaze me gjithë ndryshimet që mund ta prekin;
• Hartimi i databazës me të dhënat mbi pagën bruto dhe pagën neto të punonjësve të Bashkisë së Tiranës, e cila do të shërbej për hartimin e vërtetimeve për pension.
• Konceptimi dhe aplikimi i letrave me vlerë bashkiake si operacion financiar në interes të njësive vendore, për përthithjen e kontributeve të komunitetit dhe kryerjen e investimeve në interes të komunitetit dhe qytetit;
• Qeverisja dhe edukimi: Ritja e aksesit në arsim për fëmijët të cilët vijnë nga familje në nevojë;
• Sipërmarja e të rinjve, kultura dhe fuqia e inovacionit, start up-it dhe zhvillimi i biznesit: Një inovator i ri jep një ide i cili me vonë përkthehet në biznes të qëndrueshëm dhe transformohet në produkt;
• Ofrimi i shërbimeve sociale sa më gjithëpërfshirëse për kategoritë sociale në nevojë të Bashkisë Tiranë: Rritja e aksesit të personave më aftësi të kufizuara në programet e mbrojtjes sociale;
• Sfidat e Bashkisë së Tiranës në proçesin e Integrimit Evropian;
• Avantazhet e Tiranës në rajon për investitorët e huaj;
• Planifikimi, kryerja dhe raportimi i auditimit të sistemit të teknologjisë dhe informacionit në Bashkinë e Tiranës;
• Komunikimi online i taksapaguesve dhe qytetarëve për taksat dhe tarifat vendore – projekt;
• Komunikimi online i specialistëve të terrenit- projekt;
• Bizneset në Tiranë dhe ndotja në mjedis – studim;
• Vlera e ndërtesave dhe taksa e ndërtesës – studim;
• Administrimi I projekteve dhe burimeve njerëzore në drejtorinë e përgjithshme të taksave dhe tarifave vendore;
• Aplikacion “Biznesi në Tiranë”
• Aplikacion “Kontratat e ujit dhe taksa e pasurisë”
• Si të incentivojmë ruajtjen e energjisë dhe efiçencën e saj me anë të fondit të komunitetit;
• Si të ndihmojmë rritjen e kulturës së mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta;
• Si të trajnojmë nxënësit dhe studentët për të reaguar në një situatë emergjence. Ndihma e parë.
• Si të rrisim ndërgjegjësimin në komunitet për denoncimin në raste zjarresh;
• Skema e pagesës së ushqimit sipas të ardhurave të prindërve në çerdhet/kopshtet publike të Bashkisë Tiranë;
• Angazhimi i komunitetit të prindërve dhe njësive administrative në përmirësimin e infrastrukturës së çerdheve/kopshteve të Bashkisë Tiranë;
• Krijimi i një fushate ndërgjegjësimi për rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në çerdhet publike të Bashkisë Tiranë;
• Skema e pagesës së ushqimit sipas të ardhurave të prindërve në çerdhet/kopshtet publike të Bashkisë Tiranë;
• Angazhimi i komunitetit të prindërve dhe njësive administrative në përmirësimin e infrastrukturës së çerdheve/kopshteve të Bashkisë Tiranë;
• Krijimi i një faqeje interneti për qentë endacakë me qëllim adoptimin e tyre;
• Fushata sensibilizuese lidhur me ndërgjegjësimin qytetar për përkujdesjen ndaj kafshëve;
• Dixhitalizimi i mjeteve të transportit publik;
• Standartizimi i lartë i mjeteve të transportit publik;
• Linjë e dedikuar jo vetëm për autobuzët;
• Diferencimi i orarit të fillim shkollave me oraret e punës së administratës publike;
• Jo vetëm stacion urbani!