Rregullorja e Këshillit Bashkiak

RREGULLORE E FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT TË BASHKISË  TIRANË

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

  1. Kjo rregullore përmban rregullat dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Neni 2

Përkufizime

1.Shprehjet që përmenden në këtë rregullore, nënkuptojnë:

  1. Ligji Nr.8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  2. “Këshilli”, ose “Këshilli Bashkiak”, Këshilli Bashkiak i Tiranës
  3. “Bashki”, Bashkia e Tiranës

Neni 3

Statusi i Bashkisë së Tiranës

1.Bashkia e Tiranës, përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh me status të vecantë.

2.Në Bashkinë e Tiranës, funksionojnë 11 njësi bashkiake të qeverisjes vendore, të cilat gëzojnë statusin e përcaktuar në ligjin nr.8654, dt. 31.07.2000 “Për orgainizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”.

Neni 4

Organet e qeverisjes vendore të Bashkisë së Tiranës

1.Në Bashkinë e Tiranës funksionojnë:

  1. Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë
  2. Kryetari i Bashkisë si organi ekzekutiv i Bashkisë

2.Në përputhje me ligjin, si dhe për interes publik, organet e Bashkisë së Tiranës nxjerrin vendime, urdhëresa dhe urdhëra, për bashkërendimin e veprimtarive në njësitë bashkiake në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Neni 5

Statusi i Këshillit Bashkiak të Tiranës

  1. Këshilli Bashkiak gëzon të drejtat, kryen funksionet dhe ushtron përgjegjësitë e përcaktuara për bashkitë në Kushtetutë, në ligjin nr.8652, dt. 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në ligjin nr. 8654, dt. 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës” (me përjashtim të neneve 8 dhe 9) si dhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore përkatëse.
  2. Këshilli Bashkiak ndërmerr nisma në interes publik vendor të Bashkisë Tiranë për cdo cështje që nuk ndalohet me ligj, ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj, një organi tjetër shtetëror.
  3. Këshilli Bashkiak, bashkëpunon me organet e tjera të qeverisjes vendore dhe të qeverisjes qëndrore, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në dobi të komunitetit.

KREU II

ORGANIZIMI,  KOMPETENCAT DHE DETYRAT E KËSHILLIT BASHKIAK

Neni 6

Numri dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit

  1. Këshilli Bashikak i Tiranës përbëhet nga 55 anëtarë.
  2. Anëtarët e Këshillit Bashkiak, zgjidhen sipas dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Neni 7

Mbledhja e parë e Këshillit

  1. Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, zhvillohet duke u bazuar në nenin 26 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  2. Këshilli Bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij të parë, jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
  3. Mbledhja e parë thirret nga Sekretari i Këshillit Bashkiak dhe në mungesë të tij, nga Prefekti i Qarkut të Tiranës.
  4. Në rast se asnjë nga subjektet e sipër përmëndura nuk e ushtron këtë të drejtë brenda afatit të parashikuar, atëherë Këshilli mblidhet vetë brenda 10 ditëve.
  5. Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, është e vlefshme kur në te marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij, të shpallur nga Komisioni i Zgjedhjeve për qeverisjen vendore. Më tej procedura vazhdon sipas nenit 26 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  6. Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, deri në zgjedhjen e Kryetarit të tij, drejtohet nga këshilltari më i vjetër në moshë.
  7. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak:
  8. a) Zgjidhet komisioni i Mandateve
  9. b) Miratohen mandatet e këshilltarëve
  10. c) Këshilltarët bëjnë betimin

d)Zgjidhet Kryetari dhe zv/Kryetari i Këshillit

  1. e) Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut.
  2. Këshilli konstituohet pas vërtetimit të mandateve të më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij.

Neni 8

Mandati i Këshilltarit

  1. Procedura e dhënies së mandatit të këshilltarit, bazohet në nenin 27 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  2. Mandati i jepet këshilltarit me vendim të këshillit. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga data që bën betimin dhe e nënshkruan atë, deri në konsituimin e këshillit pasardhës.
  3. Dhënia dhe heqja e mandatit bëhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.
  4. Këshilltari nuk voton për mandatin e tij.
  5. Mandati i këshilltarit mbaron para afatit, me propozimin e komisionit të mandateve kur:
  6. a) Ndryshon vendbanimin.
  7. b) Jep dorëheqjen.
  8. c) Krijon kushte të papajtueshmërisë, të përcaktuara në nenin 10 të kësaj rregulloreje.
  9. d) Mandati i tij është marrë në mënyrë të parregullt.
  10. e) Humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate.
  11. f) Vdes.
  12. g) Nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit për një periudhë 6 mujore.
  13. h) Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim gjykate të formës së prerë.
  14. i) Këshilli shpërndahet nga organi kompetent.
  15. Për zëvendësimin e një këshilltari, Këshilli vepron në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, duke u bazuar në nenin 26 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  16. Mbledhjet për vërtetin, dhënie apo heqje mandate janë të hapura.

Neni 9

Betimi

  1. Pas verifikimit të mandateve nga komisioni, këshilltarët betohen para Këshillit Bashkiak me formulën që vijon:

“Betohem në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e saj. Betohem, se në të gjithë veprimtarinë time, do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë së Tiranës dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqënies së tyre”.

  1. Formula e Betimit lexohet nga drejtuesi i seancës, kurse këshilltarët shqiptojnë me zë fjalën “Betohem”. Pas kësaj, të gjithë këshilltarët, nënshkruajnë në dokumentin e Betimit.
  2. Këshilltari që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, quhet që jep dorëheqjen dhe nuk i jepet mandati.

Neni 10

Papajtueshmëria e funksionit të këshilltarit

  1. Funksioni i Këshilltarit është i papajtueshëm me funksionin e Deputetit, Kryetarit dhe zv/Kryetarit të Bashkisë, Sekretarit të Këshillit Bashkiak, të nëpunësit të administratës së Bashkisë.
  2. Një person, nuk mund të zgjidhet në të njëjtën kohë në më shumë se një këshill bashkiak apo komunal.
  3. Nuk mund të jenë anëtarë të Këshillit Bashkiak, personat qe janë me njëri tjetrin bashkëshortë, prindër e fëmijë, vëlla e motër, si dhe vjehrri e vjehrra me nusen e dhëndërin.

Neni 11

Te drejtat e këshilltarit

1.Të drejtat e këshilltarit përcaktohen në nenin 29 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

  1. Këshilltari nuk përgjigjet për mendime të shprehura, lidhur me cështje zyrtare gjatë ushtrimit të detyrës.
  2. Këshilltari shpërblehet për punën që kryen. Masa e shpërblimit vendoset nga këshilli mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
  3. Me kërkesën e tij këshilltari informohet dhe i vihet ne dispozicion në cdo kohë nga administrata e Bashkisë, cdo lloj dokumentacioni për njohje të problemeve të juridiksionit të saj.
  4. Këshilltari ka të drejtën e kualifikimit profesional, sipas programit të miratuar nga këshilli. Financimi në këto raste bëhët sipas legjislacionit përkatës.

Neni 12

Konflikt interesi

  1. Këshilltari nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e projekt-aktit të këshillit, kur ai vetë ose bashkëshorti, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, vjehrri, vjehrra, dhëndëri e nusja e tij, kanë interes pasuror, ose cdo interes tjetër me cështjen që diskutohet në këshill.
  2. Në cdo rast konflikti interesash, zbatohen dispozitat skualifikuese të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.

Neni 13

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak

  1. Këshilli Bashkiak, ushtron funksionet e tij nga krijimi deri në kostituimin e këshillit të ri, sipas procedurave të përcaktuara në nenin 26 të ligjit “Për organizimin dhe funksionim e qeverisjes vendore”.
  2. Mbledhjet e rradhës të Këshillit Bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.
  3. Këshilli mblidhet jashtë rradhe:
  4. a) Me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë.
  5. b) Me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të tij
  6. c) Me kërkesën e motivuar të Prefektit, për cështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.

4) Thirrja për mbledhjen e e këshillit, bëhet nga Kryetari i Këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

  1. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
  2. Në periudhën nga data e zgjedhjeve, deri në kostituimin e Këshillit të ri, Këshilli i mëparshëm Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të situatave emergjente.
  3. Mbledhja e Këshillit quhet e vlefshme, kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 33 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  4. Kur Këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, nga data e mbledhjes së fundit të tij, Këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja, pasohet me zgjedhje të reja për Këshillin dhe Sekretari i Këshillit brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3 mujor, njofton Prefektin.
  5. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak fiksohen në proces-verbal, i cili mbahet sipas nenit 43 të kësaj rregulloreje.

Neni 14

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak, bazuar në nenin 32 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ka keto detyra dhe kompetenca:

  1. a) Miraton statutin e Bashkisë si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
  2. b) Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe zv/Kryetarin e Këshillit.
  3. c) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së Bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në vartësi të Bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin përkatës.
  4. d) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregëtare si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
  5. e) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
  6. f) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
  7. i) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
  8. j) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta, ose me persona të tretë.
  9. k) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për cështje të kompetencës së vet.
  10. l) Zgjedh përfaqësuesit e Këshillit në Këshillin e Qarkut.
  11. m) Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
  12. n) Miraton norma, standarte e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
  13. o) Vendos për simbolet e Bashkisë.
  14. p) Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e Bashkisë.
  15. q) Jep tituj nderi dhe stimuj.
  16. r) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te Bashkia.

KREU III

KRYESIA E KËSHILLIT BASHKIAK

Neni 15

Kryesia e Këshillit Bashkiak

  1. Kryesia e Këshillit përbëhet nga kryetari, zv/Kryetari dhe Sekretari. Kryesia, kur e gjykon të nevojshme, fton në mbledhje të zgjeruar të saj drejtuesit e grupeve të këshilltarëve si dhe përfaqësuesin e organit ekzekutiv.
  2. Kryesia, është organ konsultativ që kujdeset për mbarëvajtjen e punës së Këshillit, gjatë dhe midis dy mbledhjeve të tij.
  3. Kryesia, përgatit projekt-tematikën e cështjeve që do të shqyrtojë Këshilli Bashkiak në periudha vjetore, 3 mujore dhe mujore, mbi bazën e propozimeve të organit ekzekutiv, të grupeve të këshilltarëve, të komisioneve dhe e paraqet për miratim në mbledhjen e tij.
  4. Kryesia, mbikqyr dhe ndihmon mbarëvajtjen e veprimtarisë së komisioneve të përhershme dhe të përkohshme të Këshillit.
  5. Kryesia, në konsultim me komisionin e Jashtëm dhe atë Juridik, organizon marrëdhëniet me këshilla bashkiakë të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.
  6. Kryesia, në konsultim me drejtuesit e grupeve të këshilltarëve, përcakton përfaqësuesit në marrëdhëniet me këshilla bashkiakë të tjerë, brenda dhe jashtë vendit dhe njofton Këshillin Bashkiak në mbledhjen e afërt të tij.

Neni 16

Kryetari i Këshillit Bashkiak

  1. Kryetari i Këshillit Bashkiak, zgjidhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Propozimi për shkarkimin e tij, bëhet nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit.
  2. Kryetari i Këshillit kryen këto detyra:

–  Thërret mbledhjen e këshillit në përputhje me nenin 31 të ligjit “Për orgainizimin e funksionimin e qeverisjes vendore”.

–  Drejton mbledhjet e Këshillit në përputhje me rregulloren e tij.

–  Nënshkruan aktet që nxjerr Këshilli.

–  U bën të njohur këshilltarëve projekt-aktet që i paraqiten këshillit.

–  Përfaqëson Këshillin në veprimtari të ndryshme të qytetit.

– Shpall rendin e ditës, për mbledhjen e ardhshme dhe njofton zyrtarisht organin ekzekutiv për paraqitjen e materialeve sipas tematikës së miratuar.

Neni 17

Zëvendës Kryetari i Këshillit Bashkiak

  1. Zv/Kryetari i Këshillit Bashkiak, zgjidhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Propozimi për shkarkimin e tij, bëhet nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit.
  2. Zv/Kryetari i Këshillit kryen këto detyra:

–  Në mungesë të Kryetarit, drejton mbledhjen e Këshillit dhe nënshkruan aktet e miratuara prej tij, bazuar në pikën 3 të nenit 36, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

–  Drejton mbledhjet kur shqyrtohen cështje që lidhen me personin e Kryetarit.

–  Ndjek funksionimin e rregullt të komisioneve.

–  Në mungesë të Kryetarit përfaqëson Këshillin në veprimtari të qytetit.

Neni 18

Sekretari i Këshillit Bashkiak

  1. Sekretari i Këshillit Bashkiak, emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli, me propozim te Kryetarit të Këshillit, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Shkarkimi i Sekretarit, mund të propozohet edhe nga 1/3 e anëtarëve të Këshillit.
  2. Sekretari i Këshillit Bashkiak është përgjegjës për:

–  Mbajtjen e dokumentave zyrtare të Këshillit.

–  Ndjekjen e punës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve sipas rendit të ditës.

–  Njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit.

–  Shpalljen dhe publikimin e njoftimeve dhe akteve të nxjerra nga Këshilli Bashkiak.

–  Përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë.

–  Mbikqyrjen e respektimit të Rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit.

–  Vërtetimin e saktësisë dhe të nënshkrimit të protokollit të mbledhjeve të Këshillit.

Sekretari i Këshillit Bashkiak, kryen cdo funksion tjetër që i caktohet nga Këshilli.

Neni 19

Sekretaria e Këshillit Bashkiak

  1. Rolin e sekretarisë së Këshillit Bashkiak, e kryen sekretaria e Kryetarit të Këshillit.
  2. Sekretaria, kryen keto detyra:

–  Njofton Kryetarin e Këshillit për  pjesmarrjen e këshilltarëve në mbledhje.

–  Lexon tekstet e projekteve që i janë paraqitur Këshillit, nëse një gjë e tillë gjykohet e nevojshme.

– Numëron votat e këshilltarëve që marrin pjesë në votim të hapur dhe i njofton Kryetarit rezultatin e tij.

–  Mban proces-verbalin e mbledhjes së Këshillit.

– Jep mendime për bazueshmërinë ligjore të akteve, që kalojnë për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit.

–  Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e Këshillit që i ngarkohen  nga Kryetari i Këshillit.

KREU IV

GRUPIMET E KËSHILLTARËVE

Neni 20

Grupet e këshilltarëve 

  1. Këshilltarët mund të grupohen në përputhje me orientimin e tyre politik. Këshilltari mund të marrë pjesë vetëm në një grupim politik.
  2. Këshilltarët nuk mund të formojne grupim mbi bazë interesash etnike.
  3. Formimi i grupeve të këshilltarëve, si rregull, bëhet brenda 2 muajve nga konstituimi i Këshillit Bashkiak.
  4. Numri minimal për formimin e një grupi është 3 këshilltarë.

Neni 21

Kushtet për anëtarësimin në grup

  1. Kushtet për anëtarësimin në grup, për largimin nga grupi, të drejtat dhe detyrat e tyre brenda grupit, përcaktohen nga vetë grupi i këshilltarëve.
  2. Cdo grupim politik, paraqet tek Kryetari i Këshillit, listën e anëtarëve dhe kryetarin dhe zv/kryetarin e tij.
  3. Në mbledhjen e afërt të Këshillit, Kryetari shpall përbërjen e grupit dhe drejtuesit e tij.
  4. Këshilltari, mund të largohet nga një grup, duke e deklaruar atë në mbledhjen e grupit dhe të Këshillit.
  5. Ndryshimet në grupet e këshilltarëve dhe të drejtuesve të tyre, i bëhen të ditur Kryetarit të Këshillit dhe rregjistrohen nga sekretaria.

Neni 22

Mbledhjet e grupeve të këshilltarëve

  1. Mbledhjet e grupeve të këshilltarëve, zhvillohen mbi bazën e rregullave të organizimit të tyre të brendshëm.
  2. Grupet e këshilltarëve, mund t’i zhvillojnë mbledhjet e tyre në mjediset e Këshillit. Sekretari i Këshillit, merr masa për sigurimin e mjediseve të përshtatshme duke koordinuar më parë me drejtuesit e grupit.

KREU V

KOMISIONET E KËSHILLIT

Neni 23

Komisionet e përhershme

  1. Këshilli Bashkiak, për kryerjen e funksioneve të tij, krijon komisione të përhershme e të përkohshme.
  2. Komisionet kryejnë detyra për njohjen dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nenligjore ne fusha të ndryshme të veprimtarisë së Këshillit Bashkiak.
  3. Numri dhe përbërja emërore e anëtarëve të komisioneve, miratohet nga Këshilli me votim të hapur, me propozim të Kryetarit të Këshillit, pas konsultimeve me kryetarët e grupeve.
  4. Kryetari, zv/Kryetari dhe Sekretari i Këshillit Bashkiak, nuk bëjnë pjesë në përbërjen e komisioneve.
  5. Një këshilltar, mund të bëje pjesë vetëm deri në dy komisione të përhershme.
  6. Këshilli Bashkiak, me vendimin nr. 6, dt. 16.02.2004, ka miratuar krijimin e komisioneve të përhershme si vijon:
Nr. Komisionet e përhershmekomisionrty anise wshtw miratuar me vendimin nr.31, datw 31.05.2004, tw Kwshillit Bashkiak dhe hyn nw fuqi nw kwtw datw.villimin Numri i këshilltarëve
1. Komisioni i Mandateve 5
2. Komisioni i Financave 7
3. Komisioni i Ekonomisë dhe Cështjeve Sociale 5
4. Komisioni i Shërbimeve Publike 5
5. Komisioni i Strehimit 5
6. Komisioni i Rregullimit të Territorit 5
7. Komisioni i Arsimit 5
8. Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 5
9. Komisioni i Shëndetësisë, Veterinerisë & Mbrojtjes së Mjedisit 5
10. Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile 5
11. Komisioni Juridik 5
12. Komisioni i Jashtëm 5
13. Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Shquara të Kryeqytetit 7
14. Komisioni i Kontrollit Financiar 5

 

Neni 24

Drejtuesit e komisioneve të përhershme

  1. Këshilltarët zgjedhin Kryetarin dhe zv/Kryetarin e komisionit sipas formulës së miratuar në konsultimet me kryetarët e grupeve.
  2. Drejtuesit e komisioneve të përhershme bashkërendojnë punën mes tyre, si dhe me kryesinë e Këshillit për zgjidhjen e problemeve të caktuara.

Neni 25

Veprimtaria e komisioneve të përhershme

  1. Veprimtaria e komisioneve të përhershme, bazohet në legjislacionin përkatës, në këtë rregullore dhe në rregulloret e funksionimit të tyre.
  2. Komisionet e përhershme shqyrtojnë raporte, projekte, studime e relacione të Bashkisë, të ndërmarrjeve dhe institucioneve në vartësi të saj dhe bëjnë vlerësimet përkatëse për to.
  3. Komisionet e përhershme mund të hartojnë edhe vetë p/vendime, rregullore dhe urdhëra të cilat shoqërohen me relacionet përkatëse.
  4. Komisionet e përhershme mund të organizojnë edhe mbledhje të përbashkëta midis tyre, të cilat drejtohen nga një kryetar i pranuar me mirëkuptim.
  5. Nëpunësit e administratës së Bashkisë, si dhe ato të ndërmarrjeve dhe institucioneve në vartësi të saj, janë të detyruar t’iu vënë në dispozicion këshilltarëve të dhënat që kërkojnë në përputhje me legjislacionin përkatës.
  6. Komisionet, gjatë veprimtarisë së tyre, për cështje të caktuara, mund t’i propozojnë Këshillit aktivizimin si eksperte të specialistëve të jashtëm.

Neni 26

Mbledhjet e komisioneve të përhershme

  1. Komisionet e përhershme mblidhen nga Kryetari ose zëvendësi i tij, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të komisionit dhe me porosi të Kryetarit të Këshillit.
  2. Mbledhja e një komisioni, quhet e vlefshme, kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
  3. Mbledhjet e komisioneve zhvillohen të hapura, me përjashtim të rasteve kur komisioni vendos ndryshe.
  4. Komisioni, pasi shqyrton dhe voton projekt-aktet e paraqitura, përgatit një relacion, të cilin Kryetari apo zëvendësi i tij, e paraqet në mbledhjen e Këshillit.
  5. Projekt-akti konsiderohet i miratuar për të kaluar në mbledhjen e Këshillit, kur votohet “pro” nga shumica e këshilltarëve pjesëmarrës në mbledhje.
  6. Këshilltarët që kanë votuar kundër, kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre në këtë mbledhje.
  7. Komisionet e përhershme, mblidhen në selinë e Bashkisë, sipas një kalendari të përgatitur në bashkëpunim me zv/Kryetarin dhe Sekretarin e Këshillit.
  8. Në mbledhjet e komisioneve të përhershme, mbahet protokolli nga sekretaria e Këshillit, i cili, pas verifikimit, nënshkruhet edhe nga drejtuesi i komisionit.

Neni 27

Komisionet e përkohshme 

  1. Këshilli Bashkiak, mund të krijojë edhe komisione të përkohshme pune për studime, ose për përgatitje projekt-vendimesh në fusha te caktuara.
  2. Propozimi për krijimin e tyre, mund të bëhet nga së paku 10 këshilltarë, ose nga një grup këshilltarësh.
  3. Mënyra e krijimit dhe e funksionimit të tyre, është e njëjtë me atë të komisioneve të përhershme.
  4. Kohëzgjatja e veprimtarisë, përcaktohet në aktin e krijimit të tyre, por nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj.

Neni 28

Kontrolli i brendshëm Financiar

  1. Me propozim të kryesisë dhe në konsultim me drejtuesit e grupeve, bazuar në nenin 21 të ligjit “Për organizimin dhe funksionim e qeverisjes vendore”, Këshilli miraton krijimin e një komisioni Financiar, prej jo më pak se 3 këshilltarësh.
  2. Përfaqësues të organit ekzekutiv dhe nëpunës të administratës së tij, nuk mund të bëjnë pjesë në këtë komision.
  3. Komisioni Financiar, funksionon gjatë gjithë periudhës së mandatit të Këshillit.
  4. Komisioni Financiar, kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv në përputhje me buxhetin e miratuar nga Këshilli.
  5. Organi ekzekutiv i raporton komisionit në mënyrë periodike gjatë vitit dhe i dorëzon atij një kopje të dokumentacionit kontabël dhe financiar përkatës.
  6. Komisioni Financiar, raporton në Këshillin Bashkiak, përfundimet që dalin nga kontrollet e ushtruara dhe merr vendimin përkatës.
  7. Komisioni Financiar, ka të drejtë të kërkojë auditim të jashtëm të llogarive me ekspertë kontabël të autorizuar, kur gjykon se është e nevojshme.

KREU VI

PARAQITJA E PROJEKT-AKTEVE DHE PROCEDURAT E ZHVILLIMIT TË MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT BASHKIAK

Neni 29

Seancat e këshillimeve me bashkësinë

  1. Për probleme të caktuara, apo përpara shqyrtimit të projekt-akteve, Këshilli, grupet dhe komisionet, zhvillojnë seanca këshillimi me bashkësinë.
  2. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme, për rastet e parashikuara në nenin 32, shkronjat dh, e, f dhe k, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  3. Këshillimi me bashkësinë, në cdo rast, bëhet sipas mënyrës që përcakton Këshilli, duke përdorur një nga format; si takimet e hapura me përfaqësues të banorëve, me specialistë dhe institucione të interesuara dhe organizata jo qeveritare, ose nëpërmjet nismës për organizimin e refendumeve vendore.
  4. Problemet që dalin nga procesi i këshillimit, trajtohen në mbledhjet e komisioneve përkatëse dhe më pas në Këshillin Bashkiak.

Neni 30

E drejta e publikut për t’u informuar

  1. Në vartësi me mundësitë, aktet e Këshillit afishohen, në vende publike të caktuara nga Këshilli, brenda territorit të Bashkisë.
  2. Informimi në Bashki, bëhet sipas rregullave që cakton Këshilli, bazuar në ligjin nr. 8503, dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

Neni 31

Përgatitja dhe propozimi i projekt-akteve në Këshillin Bashkiak

Kanë të drejtë të përgatisin dhe propozojnë projekt-akte në Këshillin Bashkiak;

Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Këshillit, grupet e këshilltarëve, komisionet e përhershme, si dhe cdo këshilltar.

  1. Për projektet me karakter financiar, duhet të merret më parë mendimi i organit ekzekutiv, i cili duhet të shprehet brenda një muaji. Në rast mos shprehjeje brenda këtij afati, përgjigjia konsiderohet pozitive.
  2. Në përputhje me rendin e ditës të miratuar, propozuesi i parqet projekt-aktin Sekretarit të Këshillit, jo më vonë se 15 ditë përpara datës së mbledhjes së rradhës, të cilat rregjistrohen në librin e akteve të Këshillit.
  3. Sekretari i Këshillit, u paraqet projekt-aktet komisioneve përkatëse, jo më vonë se 10 ditë para zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Neni 32

Organizimi i shqyrtimit te projekt-aktit

  1. Drejtuesi i komisionit përkatës, organizon shqyrtimin e projektit dhe përgatit raportin për mbledhjen e Këshillit.
  2. Në Këshill projektet shqyrtohen pas raportimeve që bejnë paraqitësit e tyre dhe komisionet përkatëse.
  3. Projektet nuk merren në shqyrtim, në rast se të interesuarit nuk paraqiten ne mbledhjen e këshillit.
  4. Në rastet kur, paraqitësit e projekteve nuk bien dakort me raportin dhe vleresimet e komisionit, ata mund të paraqesin në Këshill një raport plotësues.
  5. Kur Këshilli vëren mangësi në projekt, vendos rishqyrtimin e tij në mbledhjen e ardhëshme.

Neni 33

Procedura e zhvillimit të mbledhjeve

  1. Kryetari i Këshillit, pas verifikimit të pjesmarrjes nga sekretaria, deklaron hapjen e mbledhjes, komunikon rendin e ditës dhe paraqet për votim propozimet për ndryshime të mundshme të tij.
  2. Për të siguruar një ecuri normale dhe efektive të mbledhjeve të Këshillit, ndiqet kjo procedurë:

–  Shprehet mendimi i komisionit të përhershëm, për projekt-aktin e paraqitur.

–  Drejtohen pyetje nga këshilltarët.

–  U jepet përgjigje, pyetjeve të këshilltarëve.

–  Diskutime nga këshilltarët.

–  Shprehen mendimet e drejtuesve të grupeve të këshilltarëve.

– Votohen propozimet për ndryshime të mundëshme në projekt, sipas rradhës së paraqitjes së tyre.

–  Kryhet votimi i hapur ose i fshehtë, sipas vendimit që ka marrë vetë Këshilli.

Neni 34

Rradha e diskutimeve

  1. Këshilltari fillon diskutimin, pasi i jepet fjala nga drejtuesi i seances.
  2. Këshilltari e kërkon fjalën, me ngritjen e dorës ose me shkrim.
  3. Këshilltari diskuton vetëm një herë për problemin që shqyrtohet.
  4. Kryetari i Këshillit, përcakton rradhën e diskutimeve, duke mbajtur parasysh kohën e kërkesës, si dhe kombinimin e grupeve të këshilltarëve.
  5. Kryetarët e grupeve kanë të drejtë të diskutojnë jashtë rradhe, në rast se e kërkojnë fjalën.
  6. Këshilltari mund të flasë nga vendi, në këmbë ose ulur, sipas zgjedhjes së tij.
  7. Këshilltarit mund t’i ndërpritet diskutimi, kur nuk i përmbahet rregullave të etikës, pasi është paralajmëruar.

Neni 35

Cështjet proceduriale

  1. Këshilltarit, i jepet fjala menjëherë për cështjet proceduriale që prekin zbatimin e kësaj rregulloreje, vecanërisht të zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit.
  2. Cështjet proceduriale paraqiten shkurt, duke përcaktuar qartë thelbin e tyre.
  3. Këshilltarit i ndërpritet fjala fjala, kur nuk respekton kërkesat e mësipërme.

Neni 36

Kohëzgjatja e diskutimeve

  1. Këshilli vendos si rregull një koëzgjatje të caktuar për cdo diskutim në fillim të seancës, e cila duhet të respektohet nga këshilltarët që e marrin fjalën.

Këshilltari, lajmërohet për përfundimin e diskutimit, një minutë para mbarimit të kohës së diskutimit.

  1. Në rast se diskutanti e tejkalon atë, ai paralajmërohet nga drejtuesi i seancës për ta përfunduar dhe nesë ai vazhdon, i hiqet e drejta e fjalës.
  2. Diskutanti paralajmërohet nga drejtuesi i seancës edhe kur ai shmanget nga tema kryesore e diskutimit. Diskutantit i hiqet e drejta e fjalës, vetëm për atë problem të rendit të ditës, nëse kjo shkelje vazhdon.
  3. Një këshilltar mund të shfrytëzojë kohën e kolegut, me kusht që të ketë qenë regjistruar më parë për diskutim dhe kur shprehen publikisht në mbledhje.
  4. Kryetari dhe zv/kryetaret e Bashkisë, drejtuesit dhe këshilltarët e ngarkuar për të folur, në emër të grupeve, mund ta marrin fjalën për diskutim sa herë që e kërkojnë.

Neni 37

Replika gjatë diskutimeve

  1. Këshilltari ka të drejtën e replikës, në rast se i përmendet emri në diskutimin e prafolësit.
  2. Replika është një qëndrim i paraqitur në mënyrë të shkurtër, për përmbajtjen e problemit që është në diskutim.
  3. Replika bëhet menjëherë, pas diskutimit dhe nuk mund të vazhdojë më shumë se 2 minuta.
  4. Pas replikës, nuk ka kundër replikë.

Neni 38

Ndërprerja apo mbyllja e diskutimeve

  1. Kryetari i Këshillit, shpall mbylljen e diskutimeve, nëse lista emërore e diskutantëve ka përfunduar.
  2. Këshilltarët mund të heqin dorë nga diskutimi në cdo kohë, në rast se e cmojnë të arsyeshme.
  3. Mungesa në sallën e mbledhjeve, në castin e radhës për diskutim, konsiderohet heqje dore nga diskutimi.
  4. Këshilltarët mund të kërkojnë mbylljen e diskutimeve me mirëkuptim.
  5. Këshilltari i listës emërore, nuk mund të pengohet të diskutojë, në rast se nuk shpreh mirëkuptimin për mbylljen e tyre.
  6. Nëse pranohet propozimi për ndërprerjen e diskutimeve, fjala i jepet drejtuesve të grupeve, të cilët dëshirojnë të diskutojnë.
  7. Propozimet si rregull, hidhen në votim sipas rradhës së depozitimit të tyre.

Neni 39

Rregulli në mbledhjet e Këshillit

  1. Në sallën e mbledhjeve marrin pjesë me cilësinë e të ftuarit, vetëm personat e autorizuar nga kryesia e Këshillit.
  2. Pjesëmarrësit në mbledhje e Këshillit qëndrojnë në vendet e caktuara për ta dhe respektojnë rregullat e mbledhjes.
  3. Kryetari mund të ndërpresë mbledhjen në rastet kur prishet rregulli i vendosur, ose pengohet ecuria normale e mbledhjes së Këshillit. Në rast përsëritjeje, me propozim të Kryetarit ose të një grupi këshilltarësh, mbledhja shtyhet për një herë tjetër.

Neni 40

Votimi në mbledhjet e Këshillit

  1. Votimi në mbledhjet e Këshillit, bëhet i hapur ose i fshehtë, sipas vendimit që merr Këshilli.
  2. Procesi i votimeve të akteve me karakter individual, kryhet kurdoherë me votim të fshehtë.
  3. Procedura e votimit të fshehtë, organizohet nga një komision i përbërë nga 3-5 këshilltarë të zgjedhur, me votim të hapur nga Këshilli.
  4. Vendimet e Këshillit, kur nuk përcaktohet ndryshe në ligj, merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
  5. Vendimet, për rastet e parashikuara shkronjat “b”, “c”, “dh”, “f”, “g”, “gj”, “i” dhe “j” të nenit 32 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, merren me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.
  6. Vendimet merren me tre të pestat e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit, për rastet e parashikuara në shkronjën “e” të nenit 32, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  7. Në rastet e votimit për Kryetarin, zv/Kryetarin dhe Sekretarin e Këshillit, kur nuk sigurohet shumica e kërkuar, votimi ribëhet midis dy kandidatëve, që në raundin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave.
  8. Aktet e Këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes.
  9. Aktet me karakter individual, hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre, subjekteve përkatëse.

Neni 41

Rezultatet e votimit

  1. Projektet në Këshillin Bashkiak quhen të miratuara, kur ato përputhen me rregullin dhe procedurën e nenit 33 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
  2. Kryetari i Bashkisë zbaton aktet e Këshillit.
  3. Kryetari i Bashkisë merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve në përputhje me rendin e ditës, të përcaktuar nga Këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë.
  4. Kryetari i Bashkisë, raporton në Këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën 6 muaj ose më shpesh, sa herë që kërkohet nga Këshilli.
  5. Kryetari i Bashkisë, raporton para Këshillit, sa herë kërkohet prej tij, për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e Bashkisë.
  6. Kryetari i Bashkis,ë kthen për rishqyrtim, jo më shumë se një herë në Këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesat e Bashkisë.
  7. Kryetari i Bashkisë, u përgjigjet pyetjeve që i drejtojnë këshilltarët gjatë raportimit, apo organizimit të seancave të vecanta.
  8. Pyetjet që i drejtohen Kryetarit të Bashkisë, duhet të jenë të shkurtëra dhe të kenë të përcaktuar qartë, cështjen për të cilën kërkojnë informacion.
  9. Këshilltari që bën pyetjen, ka të drejtën gjithashtu që të përcaktojë, nëse përgjigjet i do me shkrim apo me gojë.
  10. Pyetjet që kërkojnë kohë për nxjerrje të dhënash, bëhen 5 ditë përpara dhe formulohen me shkrim. Në të kundërt Kryetari i Bashkisë, ka të drejtën të kërkojë kohën e duhur për përgatitjen e përgjigjieve.
  11. Në rastet kur Kryetari i Bashkisë nuk është në gjendje t’u japë përgjigje pyetjeve të drejtuara, bën spjegimet e nevojshme për këtë.
  12. Kur këshilltari që ka bërë pyetjet mungon, përgjigjet jepen në një mbledhje tjetër.
  13. Përpara se të fillohet me përgjigjet, këshilltari që ka drejtuar pyetjet, mund të sqarojë ndonjë cështje që lidhet me arsyet e pyetjeve të bëra.
  14. Gjatë përgjigjeve të pyetjeve, nuk lejohet të bëhet debat.
  15. Këshilltari që ka bërë pyetjet dhe ka marrë përgjigje, ka të drejtë të diskutojë deri 2 minuta, duke dhënë konsideratën e tij për to.
  16. Kur këshilltari që ka bërë pyetjet, tërhiqet nga mendimi i mëparshëm, këtë e deklaron me shkrim në kryesinë e Këshillit, para zhvillimit të mbledhjes.

Neni 43

Proces-verbali i mbledhjeve të  Këshillit Bashkiak

  1. Në mbledhjet e Këshillit mbahet proces-verbal nga sekretaria e Këshillit.
  2. Në fund, pasi proces-verbali kontrollohet, firmoset nga Sekretari dhe së paku nga 3 këshilltarë.
  3. Proces-verbali në Këshill, mund të mbahet edhe me stenografi ose me mjete incizimi (magnetofon). Gjithsesi, edhe në këto raste, teksti e tij hidhet në letër dhe firmoset sipas rregullit të mësipërm.
  4. Shiritat e incizimit me magnetofon, ruhen deri në një vit.

Neni 44

Vendosja e këshilltarëve dhe të ftuarve në sallën e mbledhjeve 

  1. Kryesia e Këshillit, në konsultim me drejtuesit e grupeve të këshilltarëve, përcaktojnë vendin e qëndrimit të këshilltarëve, titullarëve të Bashkisë dhe të ftuarve si vijon:

–  Në pjesën ballore Kryetari, zv/Kryetari dhe Sekretari i Këshillit.

–  Në pjesën anësore, në të majtë të kryesisë, zë vend Sekretaria e Këshillit.

– Në pjesën anësore, në të djathtë të kryesisë, zënë vend titullarët e Bashkisë, sipas rastit.

– Në vijim të titullarëve të Bashkisë, zënë vend këshilltarët, sipas grupimeve politike dhe sipas rezultatit të zgjedhjeve vendore.

– Në fund të sallës, për aq vende sa ka salla, zënë vend të ftuarit dhe përfaqësuesit e medias elektronike dhe të shkruar.

Neni 45

Dispozita të fundit

 

  1. Kryesia e Këshillit dhe Kryetari i Bashkisë, sigurojnë kushtet dhe mjetet e nevojshme materiale dhe financiare për zhvillimin normal të veprimtarisë së Këshillit Bashkiak të Tiranës.
  2. Kjo rregullore është miratuar me vendimin nr.31, datë 31.05.2004, të Këshillit Bashkiak dhe hyn në fuqi në këtë datë.