Andi Seferi

IMG_3951Andi Seferi ka lindur në Vjenë, Austri, në vitin 1971, në një familje tiranse.

Ai u diplomua fillimisht si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Më pas kreu përsëri studimet e larta edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u diplomuar si Ekonomist Agrar.

Specializohet nëpërmjet studimeve Master Ndërkombëtar të nivelit të dytë, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universitetit të Palermos si dhe Insitutit të Formimit Politik “Pedro Arrupe”  Perugia, për “Administrim dhe zhvillim territorial”, studime të cilat kanë shërbyer për të përforcuar aspektin e zhvillimit territorial dhe administrimin e politikave në nivel vendor.

Thellon studimet në fushat socio-politike në Shkollën e Studimeve Politike të mbështetur nga Këshilli Europës, Kooperacioni Zvicerian dhe Deutsche Gessellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

Pas eksperiencave relativisht të shkurtra pranë Telekomit Shqiptar dhe një Kompanie Private, Seferi nisi punë si Përfaqësues i Komunitetit Sant’Egidio në Shqipëri, për një periudhe mbi 17 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë pjesë në të gjitha programet dhe misionet që Comunita’ di Sant’Egidio – ACAP ka realizuar në Shqipëri  dhe Kosovë në të gjitha fushat e mëposhtme:

-Ka drejtuar dhe administruar projekte zhvillimore dhe me impakt social, të mbështetura nga organizata ndërkombëtare, duke mbajtur funksione të lidhura me kompetencat e tij juridike, ekonomike, sociale, qeverisjes dhe zhvillimit të territorit, në ndihme te zhvillimit te vendit.  Projekte të cilat, gjithashtu,  kanë realizuar ndërhyrje direkte në ndihmë te komunitetit rom, familjeve të varfëra, mirërritjes së fëmijëve/prindërimi si dhe projekte për riaftësimin e riintegrimin e fëmijëve  me aftësi ndryshe. Projektet e menaxhuara kanë përfshirë fushën e shëndetësisë, arsimit, sociale,  infrastrukturë, ujësjellesa etj, të cilat janë mbështetur nga organizma ndërkombëtarë si Banka Botërore, Unicef, Zyrat e Kooperacione të ndryshme në Shqipëri, UNDP, Qeveria Italiane, Qeveria Japoneze,  etj.

Impakti i këtyre projekteve ka qënë i drejtpërdrejtë në komunitet, si në ndihmesë të Politikave të Ministrive të Linjës, po ashtu duke realizuar ndërhyrje infrastrukture në shkolla, spitale, qëndra shëndetësore, shtëpi të moshuarish, shtëpi për të sëmurë mëndorë, qendra reabilitimi etj.

Në fushën e shëndetësisë ka qenë pjesë e grupit ideator dhe administrator kryesor në realizimin e procesit të De-institucionalizimit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në fushën e Shëndetit Mendor. Punë këmbëngulese disa vjecare për mbylljen e repartit të sëmurëve mendorë kronikë, duke ndërtuar dhe ngritur modelin e parë në Shqipëri të shërbimit socialo-shëndetësor për të sëmurët me shëndet mendor, duke e ofruar këtë shërbim në dy shtëpi familje të shkëputura nga sistemi spitalor. Ky është dhe modeli i parë i bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe shtetit, ku shteti mbështet financiarisht këtë model.

Në të njëjtën kohë, ka qenë i autorizuar nga Ministria e Jashtme Italiane, si përfaqësues i Agjensisë Birësimit Ndërkombëtar të Komunitetit Sant’Egidio duke realizuar birësime ndërkombetare dhe në distancë.

Një nga aktivitetet kryesore të karrierës së tij profesionale, ka qenë, ndihma që i ka dhënë popullit kosovar gjatë gjithë periudhës së Luftës së Kosovës duke ndihmuar familjet e shpërngulura në Kukës, por edhe menjëhere pas Luftes, duke ndihmuar familjet kosovare për riintegrimin e tyre në jetën shoqërore nëpërmjet implemetimit të projekteve të ndryshme me, Bankën Botërore, Bashkimin Europian etj, për një kohë të gjatë në shumë zona të Kosovës.

Ka nxitur dhe organizon inisiativa vullnetare me impakt social të Komunitetit Sant’Egidio në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Më gjërë ai është pjesëmarrës aktiv i shoqërisë civile, duke mbështetur personalisht në fushat e të drejtave të njeriut, cështjet gjinore, të drejtat e fëmijëve, bashkëjetesës paqësore, shëndetit dhe shërbimeve sociale dhe vecanërisht qeverisjes dhe zhvillimit të territorit.

Është organizues, lektor dhe pjesmarrës aktiv në trajnime dhe evente informuese dhe edukuese ndërkombëtare, në Shqipëri, Gjermani, Itali, Poloni, Bosnje,  etj. Ka qenë lektor  për programe ndërkombëtare si “COMBI” financuar nga Unicef dhe aplikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit – mbi Mënyrat e Reja të Disiplinimit  si dhe  Drejtues Didaktik i licensuar i cikleve të vazhdueshme për Kurset e Formimit Profesional për Operator të Reabilitimit Psiko-Social.

Merr pjesë rregullisht në debate publike dhe në media kombëtare, ashtu si dhe mban qëndrime publike në cështje të lidhura me profesionin dhe pikëpamjet e tij politike në mediat e shkruara.

Është njohës i thellë i gjuhës dhe kulturës Italiane dhe promovues i lidhjeve midis dy shteteve dhe popujve. Njeh shumë mirë gjuhën Angleze.

Andi Seferi është pjesmarrës aktiv në jetën politike dhe qytetare. Ai është një nga themeluesit e Partisë Fryma e Re Demokratike dhe Sekretar i Burimeve Njerëzore të kësaj partie. Aktualisht është Kryetar i Degës së Tiranës, për Partinë Fryma e Re Demokratike, i zgjedhur sipas parimit ”një anëtar një votë”.

Andi Seferi, është i martuar dhe prind i dy fëmijëve, familja e tij është shumë e lidhur me qytetin e Tiranës. Ai vetë promovon vazhdimisht iniciativa që vlerësojnë jo vetëm qytetin, por territorin e kësaj treve për historinë, traditat, kulturën dhe mjedisin e saj, ashtu si dhe integrimin kulturor – social – ekonomik midis zonave rubane dhe rurale.

Kontakto andi.seferi@tirana.al