Kozeta Mesiti (Braho)

maxresdefault

Kozeta Mesiti ka ndjekur studimet në degën e Financës pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë, për të vazhduar më tej studimet Master në Menaxhim dhe Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, Lincoln, USA.

Përgjatë viteve të punës, ka vazhduar pa ndërprerje angazhimet për tu kualifikuar më tej në institucione dhe organizata të ndryshme, duke veçuar trajnimin në Administrimin Publik, nga shkolla Bavareze, Gjermani, në bashkëpunim nga Fondacioni Hans Zaidel, si dhe ITAP. Gjithashtu Mesiti është trajnuar dhe specializuar më tej në fushën e financë-kontabiletit për informatizimin e kontabiliteteve të ndërmarrjeve dhe koorporatave si dhe të burimeve njerzore. Gjithashtu është trajnuar nga CRCA për pjesëmarrjen e gruas në politikë dhe barazisë gjinore.

Karriera profesionale e Mesitit ka qenë e zgjeruar dhe me ngjitje graduale të vazhdueshme. Eksperienca e punës së saj fillon në 1985, në një ndërmarrje tregtare si specialiste finance. Në vitin 1986 do vazhdonte pranë Institutit të monumenteve të Kulturës në pozicionin e Kryetares së Departamentit të Planifikimit financiar dhe kontabilitetit.

Më tej, ajo ka vazhduar punën si specialiste pranë Qendrës Informatike Ekonomike Tiranë, në sektorin e ndërrmarjeve të Tregtisë së Jashtme, ku vazhdoi deri në vitin 1992. Nga viti 1994 deri në vitin 2003 ka dhënë një kontribut të rendësishëm si drejtuese në sektorin ekonomik, pranë ish-Ministrisë së Burimeve Minerare dhe Energjetike. Në vitin 2004 deri në vitin 2006, Mesiti do vazhdonte të drejtonte në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve, dhe njëkohësisht të ishte Kryetare e Komisionit të vlerësimit financiar të filmit artistik në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Më pas Mesiti ka mbajtur detyrën e zv.Drejtores në Institutin e Monumenteve të Kulturës, deri në vitin 2007, periudhë e cila shënoi suksesin e anëtarësimit në UNESCO të qyteteve Berat dhe Gjirokastër. Në të njëjtën kohë ajo ka pasur një rol të rendësishëm edhe si Administratore në krijimin dhe menaxhimin e Shkollës së parë në Shqipëri për restaurimin dhe konservimin e Monumeteve të kulturës, pranë IMT-së financuar nga Unesco dhe Qeveria Shqiptare.

Kozeta Mesiti, zotëron një eksperiencë të mirë edhe në fushën e menaxhimit të Institucioneve Arsimore, si drejtuese e Departamentit të Buxhetit dhe Burimeve Njerëzore pranë DARQ Tiranë deri në vitin 2012.

Nga viti 2012-2013 Mesiti ka mbajtur detyrën e Drejtores së Përgjithshme në Shërbimin Social, ku përveç reformimit të këtij institucioni ka ndërmarrë edhe nisma e fushata sensibilizuese për target grupe të ndryshme vunerabël të shoqërisë shqiptare.

Mesiti gjithashtu, ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë përgjatë vitit 2013.

Një eksperiencë të zgjeruar Mesiti ka gjithashtu edhe në fushën e sipërrmarjes private.

Kozeta Mesiti, si një pasardhëse e dy prindërve të ardhur nga Çamëria, është një nga nismëtaret e krijimit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), ku ajo vazhdon të japë një kontribut të rendësishëm si anëtare e Kryesisë së PDIU.

Kozeta Mesiti ka lindur në Elbasan më 28.11.1962.  Ёshtë e martuar dhe prind i dy fëmijëve.  E gjithë familja Mesiti ka një lidhje të veçantë me Tiranën, përveç të tjerave edhe përmes artit dhe muzikës në veçanti, duke filluar nga arti operistik e deri tek muzika rock progresiv, ku bashkëshorti së bashku me fëmijët kanë dhënë një kontribut të rendësishëm dhe të vlerësueshëm në jetën artistike të Qytetit të Tiranës.

Kontakto në kozeta.mesiti@tirana.al