Brunilda Paskali

IMG_4810Brunilda Paskali lindi më 5 shtator të vitit 1965, në Korçë dhe aktualisht është nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.  Znj. Paskali ka qenë zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ajo ka mbi 17 vjet përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e administratës organizative dhe financiare të “Wisdom” sh.p.k.

Pjesë e përshkrimit të punës së saj, është edhe fakti se znj. Paskali ishte në krye të Bordit të Drejtorëve të “Wisdom” sh.p.k dhe krijimin e rrjeteve kombëtare dhe ndërkombëtare me partnerët strategjikë kombëtarë dhe të huaj.

Znj. Paskali ishte për 5 vjet Shefe e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Shkencore, si dhe pedagoge në Fakultetin Ekonomik dhe Shkencave Sociale në “Universitetin Wisdom”.

Paskali ka përfunduar master dy-vjeçarë në Universitetin Norwich në Vermont, SHBA në fushën e diplomacisë, e specializuar në “Menaxhim konflikti” dhe ka ndërmarrë një sërë trajnimesh pasuniversitare në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë,  Ligji i Punësimit Ndërkombëtar dhe Biznes Emigracionit.

Ajo ka organizuar dhe ka mbajtur fjalime në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën ligjore, ekonomike dhe psikologjike dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe profesional.

Znj. Brunilda Paskali flet rrjedhshëm anglisht,  italisht si dhe zotëron gjuhën gjermane e atë spanjolle.

Kontakto brunilda.paskali@tirana.al