LAJMET E FUNDIT


Tirana po ndryshon çdo ditë e më shumë falë punës dhe jo fjalëve 5 April, 2017

Këshilli Bashkiak miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme për kujdesin social, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se qytetarët e kanë të qartë se falë punës është bërë e mundur që Tirana të hyjë në rrugën e […]

Godina e re shkollës “Hoxha Tahsin” është drejt fundit, ambjente të dyfishuara 4 April, 2017

Viti i ri shkollor, që nis në Shtator, do ta gjejë Tiranën me një tjetër shkollë të re 9-vjeçare. Pas shkollës “Betim Muço” në Kombinat, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me shkollën “Hoxha Tahsin”, e cila pritet të jetë gati në shtator për rreth 1 mijë nxënësit që e frekuentojnë atë. Kryebashkiaku i […]

Vijojnë punimet tek shkolla “Betim Muço” , gati në shtator 3 April, 2017

Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat do të jetë gati në shtator për të pritur 1200 nxënës, të cilët në sezonin e ri shkollor do të studiojnë me kushte moderne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe theksoi se projekti për ndërtimin e 20 […]

Nis rikonstruksioni i Teatrit të Metropolit, investim për t’i kthyer dinjitetin aktorëve dhe artdashësve 2 April, 2017

Teatri i Metropolit do të jetë shumë shpejt një qendër e denjë për shfaqje teatrale dhe veprimtari kulturore. Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të sallës së shfaqjeve “Çehov” dhe ambienteve ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë aktorëve dhe publikut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se investimi në këtë […]

Vijon mbjellja e pemëve në Farkë, 2 mijë rrënjë ullinj tek Parku i Farkës 1 April, 2017

Bashkia e Tiranës do t’u shpërndajë rreth 2 mijë rrënjë ullinj familjeve që jetojnë pranë liqenit të Farkës, të cilat së bashku me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot pasdite në aksionin e radhës për mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Farkës, ku theksoi […]

Tirana – pjesë e forumit “Ditët e Sigurisë së OSBE” në Vienë 31 March, 2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në Konferencën e organizuar nga OSBE në Vienë të Austrisë, me temë “Qytete të qëndrueshme: Promovimi i rritjes së qëndrueshme përmes qeverisjes së mirë dhe politikave të mjedisit”, ku edhe deklaroi se Tirana e gjeneratës tjetër do të jetë një qytet i gjelbër. Në fjalën […]

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri hapet në maj, një surprizë e bukur për qytetarët 29 March, 2017

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora […]

Dy ambiente të reja sportive tek shkolla “Vasil Shanto”, investim për 1300 nxënës 28 March, 2017

Krahas rikonstruksionit të mjediseve mësimore në shkollat e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë edhe shtimit të hapësirave sportive, për të nxitur të rinjtë që të merren me aktivitete. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ndihmës nga “Raiffeisen Bank”, rreth 1300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” kanë terrene […]

Drejt fundit punimet tek Parku Olimpik 27 March, 2017

Parku Olimpik i Tiranës pritet t’i hapë dyert në fund të muajit maj. Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë. Punimet për ngritjen e strukturës kanë përfunduar, ndërkohë që duhen edhe pak ditë […]

Qytetarë e të rinj iu bashkuan aksionit “Të pastrojmë Tiranën në një ditë” 26 March, 2017

Qytetarë e të rinj vullnetarë i janë përgjigjur sot nismës së Bashkisë së Tiranës “Të pastrojmë Tiranën në një ditë”, duke iu bashkuar aksionit që nisi në orën 09.00 të mëngjesit dhe u shtri në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Në pak orë u grumbulluan e u zhvendosën tonelata të tëra mbeturinash urbane, kryesisht […]

Faqja 3 nga 5012345...102030...Last »