LAJMET E FUNDIT


Peticioni në mbështetje të Reformës në Drejtësi 26 February, 2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua mijëra qytetarëve, të cilët kërkojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të ligjit të Vettingut, duke firmosur sot peticionin e nismuar nga 50 organizata të njohura të shoqërisë civile, në mbështetje të tyre. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj nisme […]

Parkoni duke dërguar vetëm një SMS në nr. 50500

Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS. Është e thjeshtë: targën e makinës nise me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment paguar vendin e parkimit për […]

Përfundon rruga “Herman Gmeiner” në Njësinë 2 25 February, 2017

Një nga zonat periferike të Tiranës, fshati Sos në Njësinë Administrative Nr. 2, tashmë është bërë pjesë e qytetit edhe si infrastrukturë rrugore e urbane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord ndërtimin e rrugës “Hermann Gmeiner”, e cila qe kthyer në një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve […]

Riorganizojmë linjat në periferi, qytetarët udhëtojnë më lirë për distanca më të largëta 24 February, 2017

Banorët e Saukut dhe Farkës mund të udhëtojnë drejt Tiranës, deri te ish Stacioni i Trenit, me një linjë të re, e cila përshkon një distancë më të madhe, por me më pak para. Bashkia e Tiranës ka vënë në punë linjën e re të transportit urban, që lidh zgjatet nga ish Stacioni i Trenit […]

Pas shkollës në Kukës, ndihma për familjet e dëmtuara nga zjarri në Gramsh 23 February, 2017

Bashkia e Tiranës i bashkohet solidarizimit të qytetarëve të Gramshit për familjet që u dëmtuan rëndë nga djegia e banesave të tyre prej zjarrit të pak ditëve më parë. Në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore dhe të stafit të Bashkisë së Tiranës, u nisën drejt qytetit të Gramshit ndihma me ushqime dhe veshmbathje, ndërkohë […]

Këndi i dytë i forcës te Parku i Madh i Liqenit Artificial, hapësirë argëtuese për fëmijë e të rritur

Jo vetëm fëmijët, por tani edhe të rriturit kanë një hapësirë më shumë në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Nisma “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka sjellë këndin e dytë të forcës te liqeni, ku janë vendosur disa pajisje […]

Nis punën linja e re e autobusit “Materniteti i Ri – ish Fusha e Aviacionit”, shtohen 17 mjete 22 February, 2017

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Nr.7, që jetojnë në zonën e ish Fushës së Aviacionit, nuk do u duhet të ecin kilometra në këmbë për të arritur në qendër apo në zona të tjera të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke plotësuar një kërkesë të hershme të banorëve të zonës, duke vënë në […]

60 banesa të reja sociale për 400 anëtarë të komunitetit rom në Shkozë 21 February, 2017

Për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom që preken nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës në zonën e Bregut të Lumit, do të sistemohen në banesa të reja. Falë një investimi të Bashkisë së Tiranës, sot ka nisur puna për ndërtimin e banesave sociale pranë ish-repartit ushtarak në Shkozë. Punimet u inspektuan […]

Tirana dhe Prishtina kanë shumë sfida që arrihen veçse me punë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje pasdite në një takim zyrtar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, ku morën pjesë edhe nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Veliaj dhe Veseli vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe diskutuan mbi […]

I hapëm rrugën kredive të buta, përfitojnë 1 mijë familje 20 February, 2017

Mbështetja për shtresat në nevojë ishte fokusi i mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për vitin 2017, Bashkia e Tiranës do të japë 1.000 kredi të buta për familjet e reja apo në vështirësi ekonomike, për të mundësuar lehtësimin e strehimit të tyre. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja të […]

Faqja 4 nga 47« First...23456...102030...Last »