LAJMET E FUNDIT


Përurohet rruga e re në Qesarakë 12 May, 2016

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës, e cila ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Pas përurimit të rrugës, kryetari i […]

Kënde lojërash në çdo lagje 10 May, 2016

Fëmijët e bllokut të pallateve në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë do të ketë brenda verës një hapësirë të denjë ku mund të luajnë dhe të argëtohen. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për ndërtimin e këndit të lojërave në zonën përballë maternitetit të ri, i dyti pas atij në rrugën “Mine Peza”. Gjatë inspektimit […]

Mbështetje për të rinjtë sipërmarrës në fshat 9 May, 2016

Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen e të rinjve, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të […]

Rikonstruktohet kopshti “Xixëllonja” te Fusha e Aviacionit 5 May, 2016

Kopshti “Xixëllonjat” në Fushën e Aviacionit në Laprakë ofron kushte dhe infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurtë për të gjithë fëmijët që e frekuentojnë atë. Kjo falë investimit të kryer nga biznesi në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopësht”. Ambientet e rikonstruktura të kopshtit 64 u inaguruan nga kryetari i Bashkisë së […]

Vijon aksioni për prishjen e të gjitha objekteve pa leje në Parkun e Liqenit

Bashkia e Tiranës është e vendosur që Parkun e Liqenit t’ua kthejë tërësisht qytetarëve. Për këtë qëllim, prej disa ditësh ka nisur aksionin e prishjes së të gjitha ndërtimeve pa leje, të cilat kanë uzurpuar territorin e parkut ndër vite. Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, […]

Nisën hipotekimet e pallateve të Tiranës pas 5 vitesh 4 May, 2016

Bashkia e Tiranës ka nisur të bëj realitet një tjetër premtim, zgjidhjen e problemit të hipotekimit të pallateve që për arsye të ndryshme nuk kishin mundur të regjistroheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është bërë e mundur zgjidhja e problematikës për pallatet […]

Karta e Studentit brenda vitit 2 May, 2016

Një nga kërkesat e vazhdueshme të të gjithë studentëve për t’u pajisur me Kartën e Studentit do të marrë zgjidhje brenda këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i vendosur që ta mbajë këtë premtim duke u mundësuar studentëve instrumentin që do t’i ofrojë atyre shumë lehtësira në shërbimet që marrin […]

15 orë maratonë vallëzimi në “Parkun Rinia” 30 April, 2016

Parku Rinia është shndërruar sot në një skenë gjigante vallëzimi. Në ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit, Bashkia Tiranë, nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, ka organizuar sot Maratonën e Vallëzimit, e cila ka nisur në orët e para të ditës dhe për të përfunduar në mbrëmje. […]

Me banorët e Njësisë nr.11 për projektin e sheshit “Skënderbej” 29 April, 2016

Bashkia e Tiranës ka vijuar turin e prezantimit dhe dëgjesave për projektin e sheshit “Skënderbej” me banorët e Njësisë Administrative nr. 11. Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitekt e urbanistë, si edhe qytetarë të kësaj njësie. Në fjalën e tij, Mazniku theksoi angazhimin […]

Hapet Panairi i Punës 2016 28 April, 2016

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë kanë hapur sot Panairin e Punës 2016 ku do të ofrohen 8000 vende pune nga 130 sipërmarrje. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku dhe përfaqësues […]

Faqja 86 nga 96« First...102030...8485868788...Last »