Maratona e Tiranës 2016

1

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 1200 pjesëmarrës vrapuan të dielën në Maratonën e Tiranës. Qytetarë të ndryshëm, sportistë profesionistë, nxënës të shkollave, por edhe politikanë e drejtues të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, që u bënë pjesë e kësaj maratone garuan në 4 kategori:

 Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;

Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;

Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;

Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Maratona përshkoi itinerarin nga sheshi “Skëndërbej” – rruga e “Durrësit” – rruga “Dritan Hoxha” – “Kthesa e Rinasit” dhe kthim, me një gjatësi maksimale 21 km.

Në përfundim të garës, Maratona e Tiranës shpalli dhe fituesit e saj për dy kategoritë kryesore atë të 10 km dhe 21 km. Ata janë:

Fituesit e 10 km

Fituesit e 21 km

Një aktivitet me përmasa të tilla u organizua për herë të parë në Tiranë dhe ai synon ta fusë kryeqytetin në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Për mbarëvajtjen e kësaj maratone Bashkia e Tiranës angazhoi në terren mbi 750 punonjës të saj dhe vullnetarë, duke filluar nga ndërmarrjet e punëve publike, Agjencia e Parqeve dhe zjarrfikëset. Ndërsa, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, mori të gjitha masat që kjo festë sportive të mbyllej nën një kontroll të plotë.

 Partnerët e Bashkisë së Tiranës në këtë organizim ishin Ministria e Kulturës dhe Sportit, Federata Shqiptare e Atletikës. Pjesë e rëndësishme për organizimin e kësaj maratone ishin Vodafone Albania, World Vision (të cilët vrapuan me kauzën në mbrojtje dhe mbështetje të fëmijëve), Agna Group, EcoVolis, Birra Peja, Adidas, Fifth Element dhe Rauch.