Njoftim për hartimin e Planit Lokal të Veprimit

IMG-20161022-WA0014Bashkia Tiranë nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin prezantues të fillimit të punës për hartimin e Planit Lokal të Veprimit të Bashkisë Tiranë për të Rinjtë (2017-2020) që do të zhvillohet ditën e Mërkurë, datë 26 Tetor 2016, ora 12:00, tek Qendra Rinore Tiranë.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit do të informohen mbi çdo detaj të procesit nëpërmjet të cilit do të hartohet Plani Lokal i Veprimit në bashkëpunim me të gjitha organizatat rinore që operojnë në qytetin e Tiranës, forumeve politike rinore, aktivistëve, studentëve, gjimnazistëve dhe çdo të riu/reje të interesuar për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces.

Përgjatë procesit të hartimit të Planit Lokal të Veprimit të Bashkisë Tiranë për të Rinjtë (2017-2020), Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Rinisë do të lehtësohen nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës dhe Bordi Rinor Tiranë me mbështetjen e Olof Palme International Center në Shqipëri.

Të rinjtë e interesuar që jetojnë në qytetin e Tiranës, organizatat rinore të cilat operojnë në nivel lokal, forumet politike rinore, ofruesit e shërbimeve dhe çdo grup tjetër interesi janë të ftuar të ndjekin aktivitetin. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e-mail: drejtoriaerinise@gmail.com