NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Për përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimeve dhe në respektim të kërkesës dhe dëshirës tuaj të vazhdueshme për të patur ambjente komode pritje dhe informimi, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e ambienteve të sallës ku ndodhen sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët.

Për këtë arsye dhe duke lutur në mirëkuptimin tuaj ju njoftojmë së se në datat  22 dhe 23 Shtator 2016 (dita e enjte dhe e premte), sportelet e shërbimit për qytetarët në Sektorin e Informimit dhe Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës (qendër) nuk do të funksionojnë.

Ju mirëpresim në ambientet e rikonstruktuara në datë 26 Shtator 2016.