Nxënësit e Ekselencës

Anxhela Qefa ka lindur në Gramsh, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Aleks Buda” dhe ka prirje për lëndët shkencore (matematikë, fizikë, kimi), ndërkohë që në të ardhmen shpreson të studiojë në degën e mjekësisë, duke e konsideruar këtë si një kontribut për shoqërinë.
Anisa Likmeta ka lindur në Burrel në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12 në shkollën “Aleks Buda” dhe shpreson që në të ardhmen të studiojë për Financë-Kontabilitet. Anisa u bën thirrje bashkëmoshatarëve të saj që të tregohen aktivë në punët vullnetare në dobi të komunitetit.
Armela Kuca ka lindur në Tropojë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Aleks Buda”. Prirjet e saj fokusohen tek lëndët shkencore dhe mjekësia është profesioni së cilit ajo shpreson t’i dedikohet në të ardhmen.Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, si: “Dita pa makina”, “Për një Shqipëri të pastër” ,”Think green”,etj si dhe në organizime nga shoqata bamirësie.
Ester Braçe ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Aleks Buda”, ndërkohë që prirjet e saj drejtohen tek lëndët shoqërore e si rrjedhojë në të ardhmen dëshiron të studiojë për psikologji. Po ashtu, vlen të përmendet talenti i saj për pikturën si dhe pjesëmarrja në aktivitete të ndryshmë si꞉”Think green”,etj.
Tea Kasa ka lindur në Memaliaj, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Aleks Buda”. Lëndët ku ajo ka më tepër prirje janë ato ekzakte,(matematikë,fizikë, ndërkohë që piktura dhe basketbolli janë fushat ku ajo shfaq talentin e saj. Në të ardhmen, Tea shpreson të ndjekë universitetin, në degën e arkitekturës.Sensi i saj human dhe altruist ka bërë që ajo të japë kontributin e saj në institucionet sociale, duke e konsideruar këtë si një ndihmë të vogël por të vyer.
Daniela Disha ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12, në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”. Matematika, biologjia, fizika janë lëndët ku ajo ka më shumë prirje, ndërkohë që në të ardhmen synon të vazhdojë studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë.Në aspektin social, Daniela është përfshirë në aktivitete të shumta me karakter social.
Siola Cevani ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12, në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” . Siola priret drejt lëndëve ekzakte dhe konkretisht matematika dhe fizika. Në të ardhmen, ajo shpreson të vijojë studimet në degën e inxhinierisë, ndërkohë që bota e televizionit është një ndër pasionet e saj të mëdha.
Aneta Mata ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Arben Broci”. Lëndët ku Aneta ka më shumë prirje janë matematika, fizika. Vlen të përmendet talenti i saj për pikturën, ndërkohë që në të ardhmen shpreson të jetë një arkitekte e zonja.Në aspektin social, Aneta shpreson të bëhet një qytetare e denjë për qytetin e saj, duke shpresuar që kontributi i saj të vjelë, për ta përmirësuar sado pak atë çdo ditë.
Dario Cenko ka lindur në Tiranë, në vitin 2001. Dario studion në klasën e 11-të, në shkollën “Arben Broci”.Anglishtja, matematika e biologjia janë lëndët e preferuara për të, ndërkohë që në të ardhmen shpreson të ndjekë studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Një ndër objektivat e tij është përfundimi i arsimit të lartë në SHBA. Pasioni i tij lidhet me aktivitete të ndryshme fizike dhe në mënyrë të veçantë për sportin e notit. Po ashtu, në aspektin social, vlen të theksohet kontributi i Darios në organizatën e Kryqit të Kuq, ku ka ndihmuar veçanërisht fëmijët jetimë.
Fjoralba Zerka ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Arben Broci”. Lëndët ku ajo ka më shumë prirje janë matematika, fizika, letërsi, ndërkohë që nga talentet dhe hobet e saj veçohet piktura.Në të ardhmen, Fjoralba dëshiron t’i dedikohet ekonomisë, ndërkohë që në aspektin social, ajo përpiqet të japë sado pak kontributin e saj në shoqëri.
Laura Fejza ka lindur në Tiranë, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Arben Broci”. Lëndët ekzakte janë ato në të cilat, Laura ka më shumë prirje por nuk mbetet pas edhe talenti i saj në fushën e krijmtarisë letrare. Interesat e saj për të ardhmen lidhen me shkencat e natyrës, ndërkohë që vlen të theksohet pasioni që ajo ka kryesisht për leximin, çështjet me karakter psiko-social por edhe ndjeshmëria ndaj shtresave në nevojë.
Paola Hima ka lindur në Nikea, Greqi, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Arben Broci”.Paola është e prirur drejt lëndëve ekzakte, si kimi, biologji, matematike, ndërkohë që në të ardhmen shpreson t’i dedikohet mjekësisë, duke e konsideruar këtë si një mision që i shërben njerëzimit. Ndër hobet dhe pasionet e saj vlen të përmendet fusha e modës.
Aurel Mrishaj ka lindur në Tropojë në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12 në shkollën “Abdulla Keta” dhe shpreson që në të ardhmen të vazhdojë studimet në degën e inxhinierisë informatike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke synuar të bëhet një inxhinier profesionist. Talentet e tij janë fokusuar kryesisht tek aktrimi, piktura, kërcimi.
Aurela Ndoci ka lindur në Pukë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12 në shkollën “Abdulla Keta”, duke synuar vazhdimin e shkollës së lartë në degën e mjekësisë së përgjithshme. Në të ardhmen synon të bëhet një pediatre e suksesshme, duke synuar gjithashtu kushte të përshtatshme, për të ushtruar këtë profesion.
Rajmonda Xhepa ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12 në shkollën “Abdulla Keta”.Lëndët ku ajo ka më shumë prirje janë matematika, biologjia, anglisht, kimia, ndërkohë që në të ardhmen, Rajmonda synon të ndjekë studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, duke synuar të bëhet neurologia më e mirë në Shqipëri. Në aspektin social, ajo synon po ashtu të merret me punë vullnetare dhe të japë kontributin e saj për të hequr, siç shprehet ajo, stigmën e sëmundjeve mendore në Shqipëri, nëpërmjet përfshirjes në organizata jofitimprurese.
Alexandër Mema ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12 në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja, "Asim Vokshi".Lëndët ku Alexandri ka më shume prirje janë gjuhët e huaja (anglisht, gjermanisht, italisht) si dhe informatika e matematika. Në të ardhmen, Alexandri shpreson të ndjekë studimet në degën e inxhinierisë mediatike, ndërkohë që pasionet e tij më të mëdha janë filmi dhe fotografia.
Amelia Peqini ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 11, në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja, "Asim Vokshi". Në të ardhmen, ajo synon të vijojë studimet e larta në degën e drejtësisë ose ekonomisë, ndërkohë që pasionet e saj janë: piano, sportet, krijmtaria artistike. Vlen të përmendet angazhimi në aktivitete të ndryshme, ndër të cilat edhe Maratona e Tiranës.
Arta HiLa ka lindur në Tiranë, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11, në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja, "Asim Vokshi".Lëndët ku Arta shfaq prirjet e saj janë gjuhët e huaja dhe kimia, ndërkohë që në të ardhmen, ajo synon të vijojë studimet jashtë vendit.Në kohën e lirë, ajo i dedikohet leximit ose sportit, ndërkohë që në aspektin social dëshiron të angazhohet në nisma të ndryshme për barazinë dhe lirinë e të drejtave të njeriut.
Jona Gashi ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12, në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja, "Asim Vokshi". Gjuhët e huaja dhe lëndet shoqërore janë lëndët ku Jona shfaq prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen zgjedhjet e saj do të orientohen drejt degëve si: regji filmi , gazetari , shkenca politike , shkenca sociale apo juridik. Arti dhe në veçanti piktura është pasioni i saj, ndonëse nuk mbetet pas edhe leximi.
Denis Brahima ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ai studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja dhe lëndët ku ai ka më shumë prirje janë lëndët shoqërore, veçanërisht gjuhët e huaja, letërsi, edukim për shoqërinë. Në të ardhmen, Denisi synon të ndjekë studimet e larta në fakultetin e Histori - Filologjisë ose gjuhët e huaja, por vlen të theksohet edhe pasioni i tij për albanologjinë. Një objektiv tjetër i tij është që të sensibilizojë të rinjtë që të lexojnë e studiojnë më shumë.
Edmond Allaraj ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”. Prirjet e tij janë letërsia, informatika dhe gjuhët e huaja. Objektivi i tij për të ardhmen është të ndjekë studimet e larta për inxhinieri informatike dhe krijimi i programeve të ndryshme kompjuterike, por vlen të përmendet gjithashtu edhe talenti i tij në fushën e aktrimit.
Malvina Kamberi ka lindur në Peshkopi, Dibër, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”.Ajo është e fokusuar kryesisht tek shkencat ekzakte (matematikë, fizikë, kimi, biologji, ekonomi) dhe gjuhët e huaja. Malvina synon të vijojë studimet e larta në degën e mjekësisë së përgjithshme, ndërkohë që është e talentuar në kërcim dhe këndim.
Orgena Dano ka lindur në Bologna, Itali, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Besnik Sykja”. Lëndët ku ajo ka më shumë prirje janë matematika, gjuha shqipe, letërsia, kimia, biologjia, fizika dhe anglishtja. Orgena në të ardhmen shpreson të ndjekë studimet e larta në degën e Inxhinierisë ose mjekësisë.Në aspektin social, objektivi i saj është kontributi në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të ndryshme me të cilat përballet njerëzimi sot dhe konkretisht: (varfëria, sëmundjet e pashërueshme, ngrohja globale dhe papunësia).
Vilma Shëmbitraku ka lindur në Durrës, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”.Vilma është e fokusuar kryesisht drejt shkencave ekzakte (matematikë, fizikë, kimi, biologji). Sa u përket objektivave për të ardhmen, ajo synon të përfundojë studimet e larta për mjekësi (stomatologji, farmaci dhe mjekësi e përgjithshme), duke e konsideruar gjithashtu si një kontribut në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.
Kejsi Kola ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 11, në gjimnazin “Eqrem Çabej”. Prirjet e Kejsit janë të fokusuara drejt lëndëve ekzakte, shkencore, por gjithashtu mbetet pas letërsia dhe filozofia.Në të ardhmen, ajo synon t’i përkushtohet mjekësisë apo arkitekturës.Piktura dhe fotografia janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. Vlen po ashtu të përmendet edhe përfshirja e saj në kauza të ndryshme sociale dhe mjedisore.
Klajdi Barkaj ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ai studion në klasën e 12, në shkollën teknike elektrike "Gjergj Canco".Lëndët ku Klajdi shfaq prirjet e tij janë teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe synon të vazhdojë studimet në inxhinieri kompiuterike, duke synuar të japë kontributin e tij në këtë fushë.
Nxënës i shkollës “Hermann Gmeiner” në klasën e XII. Ka prirje në shkencat kompjuterike, specifikisht në programim. Interesohet që në të ardhmen njohuritë e tij në këtë fushë ti vendosë në dobi të shoqërisë.
Nxënës i shkollës “Hermann Gmeiner” në klasën e XI. Ka prirje në shkencat informatike dhe dëshiron të specializohet më tej në këtë fushë.
Nxënëse e shkollës “Hermann Gmeiner” në klasën e XI. Ka prirje në informatikë për të cilën interesohet edhe për të vazhduar studimet e mëtejshme. Inesa është e interesuar për të dhënë kontributin e saj në shoqëri.
Nxënës i shkollës “Hermann Gmeiner” në klasën e XII. Ka prirje në shkencat kompjuterike. Është I interesuar për të marrë pjesë në aktivitete publike në ndihmë të komunitetit, si edhe në punë vullnetare.
Akil Dezhgiu ka lindur në Burrel, në vitin 2000. Ai studion në gjimnazin "Ismail Qemali" dhe prirjet e tij janë drejt shkencave ekzakte, matematika,fizika,kimia. Në të ardhmen, Akili synon t’i dedikohet mjekësisë. Pasionet e tij janë sportet, veçanërisht futbolli, kinematografia dhe kampingu në natyrë, ndërkohë që në fundjava merr pjesë në aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit dhe përmirësimin e jetës në komunitet.
Aldi Pollozhani ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në gjimnazin "Ismail Qemali". Lëndët në të cilat ka më shumë prirje janë matematika, fizika, kimia ndërkohë që sporti dhe konkretisht praktikimi i arteve marciale është një ndër pasionet e tij. Aldi synon të kryejë studimet e larta në një nga universitetet e vendeve të Bashkimit Europian, me orientim në financë.
Armir Shehaj ka lindur në Ballsh, Mallakastër, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Shkencat natyrore e konkretisht matematika, fizika, kimia, biologjia janë prirjet e tij, ndërkohë që objektivi i tij për të ardhmen është mjekësia. Në kohën e lirë, Armiri i përkushtohet futbollit, muzikës dhe aktrimit, duke synuar gjithashtu të ketë një angazhim sa më të gjerë social në të ardhmen.
Eva Shkëmbi ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Lëndët shoqërore janë prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen interesi i saj orientohet drejt fushës së drejtësisë dhe politikës. Objektivat e saj për të ardhmen lidhen me një karrierë të sukseshme në fushën e jurisprudencës dhe atë të letërsisë. Eva ka qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitete të shumta të organizuara nga shkolla dhe më gjerë, ndërkohë që pasionet e saj lidhen me leximin, krijmtarinë, udhëtimet, ndërkohë që vlen të përmendet edhe sensi i saj altruist për personat në nevojë.
Flavio Hysenllari ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Lëndët ku ai shfaq prirjet e tij janë matematika e fizika. Në të ardhmen, ai synon të përfundojë shkollën me rezultate të shkëlqyera shkollën por ëndrra e tij është të vijojë studimet jashtë vendit, në një nga degët e inxhinierisë. Angazhimi me sport është një nga pasionet e tij.
Florida Goçi ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Florida synon që në të ardhmen t’i dedikohet mjekësisë, ndërkohë që nga pasionet e saj, vlen të përmenden udhëtimi, fotografia, leximi dhe volejbolli.
Indira Kurti ka lindur në Librazhd, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në gjimnazin "Ismail Qemali".Lëndët ku Indira shfaq prirjet e saj janë kimia, biologjia, letërsia, gjuhët e huaja, ndërkohë që në të ardhmen synon t’i përkushtohet mjekësisë.Një nga dëshirat e saj lidhet gjithashtu me politikën, pasi siç shprehet ajo, këtij vendi i nevojitet dora e një femre në politikë.
Nxënës i shkollës “Ismail Qemali” në klasën e XII. Interesohet për tu aftësuar në Financë/Menaxhim. Dëshiron të bëhet sipërmarrës i sukseshëm në një të ardhme.
Krisel Alla ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Në të ardhmen, ai dëshiron të ndjekë studimet e larta në degën e inxhinierisë, ndërkohë që një ndër pasionet është noti, sport të cilit i dedikohet prej 5 vitesh. Po ashtu, udhëtimet janë një pasion, ndërkohë që i dedikohet edhe vullnetarizmit.
Manila Muça ka lindur në Kukës, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 11, në gjimnazin "Ismail Qemali". Matematika dhe anglishtja janë lëndët ku ajo ka më shumë prirje, ndërkohë që në të ardhmen shpreson të vazhdojë studimet e larta në degën e ekonomisë. Piktura dhe sporti janë dy nga pasionet e saj, ndërkohë që i dedikohet po ashtu punëve vullnetare, në shërbim të komunitetit.
Marsia Shkreta ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali".Në të ardhmen, Marsia synon të vazhdojë studimet e larta për mjekësi. Piktura është një pasion i saj por gjithashtu vlen të theksohet edhe përfshirja e saj në punë vullnetare, në shërbim të komunitetit.
Megi Menga ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali" dhe përfundimi i shkollës me rezultate shumë të mira është një objektiv që ajo i ka vendosur vetes.Në të ardhmen, interesat e saj janë përqendruar në fusha si, ekonomi, administrim biznesi, informatikë. Pasionet e saj përfshijnë udhëtimet, leximin, gjuhët e huaja dhe kulturat e vendeve të ndryshme.
Milena Memelli ka lindur në Pogradec, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali" . Në të ardhmen, ajo synon t’i dedikohet mjekësisë. Milenën e karakterizon dëshira për t’u shprehur dhe folur me talent dhe letërsia me të gjithë dimensionin e saj mbetet pasioni i saj madh . Milena ka zgjedhur me dëshirë, vetëdije e vullnet të plotë që studimet e larta t’i kryejë në Shqipëri, si një shembull frymëzues për të rinjtë e tjerë.
Oresti Çaça ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimnazin "Ismail Qemali". Fushat ku ai shfaq prirjet e tij janë lëndë si biologjia, fizika e matematika por edhe arti e konkretisht letërsia.Në të ardhmen Oresti dëshiron t’i përkushtohet mjekësisë së cilën, ai e konsideron edhe si një pasion, megjithatë ai nuk përjashton mundësinë e vijimit të studimeve edhe në ekonomi (administrim biznesi), pa përjashtuar siç thotë ai, edhe ndonje degë te inxhinierisë.
Keli Gavelli ka lindur në Berat, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe në të ardhmen synon të vijojë studimet në Universitetin e Arteve. Pasioni i Kelit është pikërisht instrumenti për të cilin ajo studion, korno. Dëshiron të japë një kontribut sado të vogël në vendosjen e artit si pjesë themelore e ndërtimit dhe edukimit të shoqërisë.
Kristi Milo ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në liceun "Jordan Misja". Talenti i tij është piano dhe në të ardhmen synon t’i dedikohet kësaj dege, duke vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura. Ndërkohë, një tjetër synim i tij është ndjekja e një masteri në shkencat politike apo marrëdhëniet me jashtë, gjë e cila , siç shprehet Kristi, do t’i plotësonte dëshirën për të qenë zëri i Shqipërisë në botë.
Alma Gjonaj ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në shkollën "Myslym Keta". Në të ardhmen ajo ka fokusuar zgjedhjet e saj në degë si, ekonomia, inxhinieria e ndërtimit apo administrim biznesi. Një ndër pasionet e saj është sporti por nuk ngelet pas edhe dëshira për të udhëtuar. Në aspektin social, Alma synon të realizojë së shpejti një nismë bamirësie, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.
Enada Sinomati ka lindur në Përmet, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në shkollën "Myslym Keta". Lëndët ku ajo ka më tepër prirje janë lëndët ekzakte si matematika, fizika, informatika. Në të ardhmen ajo shpreson të vazhdojë studimet në degën e inxhinierisë informatike. Ndër pasionet e saj vlen të përmendet leximi, marrja me aktivitet fizik, duke synuar po ashtu të japë kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë së mjedisit.
Kejsi Malaj ka lindur në ....vitin 1999 dhe studion në klasën e 12, në shkollën “Myslym Keta”. Lëndët ku ajo shfaq prirjet e saj janë biologjia,kimia, fizika, ndërkohë që në të ardhmen synon të ndjekë fakultetin e Mjekësisë, jashtë vendit, duke e cilësuar profesionin e mjekut edhe si një kontribut për komunitetin.
Sidorela Koçi ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12, në shkollën "Myslym Keta". Në të ardhmen, ajo shpreson të vijojë studimet në degët inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë. Sidorela i kushton rëndësi aktivitetit fizik, ndërkohë që edhe piktura apo televizioni zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës së saj të lirë. Ajo synon që pas përfundimit të universitetit të punojë duke lobuar me organizata të ndryshme, për përmirësimin e infrastrukturës në vendin tonë.Sipas saj, me një infrastrukturë të zhvilluar, edhe progresi në fusha të tjera është më i lehtë.
Brajan Dina ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”. Lëndët ku ai ka më shumë prirje janë matematika,kimia dhe fizika. Në të ardhmen, Brajani shpreson të studiojë për ekonomi-financë, ndërkohë që pasionet e tij janë këndimi, kërcimi dhe aktrimi. Për Brajan, një popull që di të vlerësojë artin dhe kulturën arrin të kalojë çdo problem dhe vështirësi.
Helga Stafuka ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”. Lëndët ku ajo shfaq prirjet e saj janë biologjia, matematika e kimia. Helga i është përkushtuar lëndës së biologjisë dhe ka fituar në dy vite, vend të parë dhe të dytë në Republikë.Mjekësia është dega ku Helga kërkon të kontribuojë në të ardhmen, ndërkohë që merret me sport dhe aktivitet fizik si dhe kërcimi është një nga pasionet e saj.
Indrit Mulaj ka lindur në Zvicër/ Kanton Sant Gallen, në vitin 2000. Ai studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”. Indriti shfaq prirje në lëndë si fizika apo TIK dhe në të ardhmen synon t’i përkushtohet informatikës. Gjithashtu, ai ushtron edhe aktivitete të ndryshme sportive, si tenisi, sport të cilin ai e ndjek prej shumë vitesh; lëvizja me biçikletë, gjë për të cilën ai shprehet se shtimi i korsive të biçikletave në rrugët e Tiranës ka lehtësuar lëvizshmërinë. Vullnetarizmi është një tjetër anë e karakterit të tij dhe një mënyrë për të ndihmuar target grupe të ndryshme e konkretisht personat e moshës së tretë, pranë azilit të pleqve, në rrugën "Ali Demi" apo dhe persona me aftësi të kufizuara.
Ines Mustafaj ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”. Biologjia dhe kimia janë lëndët për të cilat ajo shfaq prirje, ndërkohë që në të ardhmen kërkon t’i përkushtohet fushës së mjekësisë, gjë për të cilën ka disa vite që përgatitet, duke marrë pjesë në olimpiadën kombëtare të biologjisë dhe duke dalë dy vite rresht në vend të parë në Republikë.
Kristi Lagji ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”. Lëndët ku ai shfaq prirjet e saj janë matematika, ekonomia, anglishtja, kimia. Shkencat kompiuterike, biznesi internacional, ekonomia janë disa nga fushat për të cilat ai shprehet se do i pëlqente të vazhdonte studimet në të ardhmen.
Nensi Shkurti ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Partizani”.Prirjet e saj janë në lëndët ekzakte si matematika, ekonomia por edhe anglishtja, duke e parë veten kryesisht në profesionin e ekonomistit dhe të financave.Piktura apo piano janë disa nga pasionet e saj, në kohën e lirë.
Xhulia Mata ka lindur në Kukës, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Partizani”. Biologjia, kimia,matematika janë lëndët ku ajo shfaq prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen synon të ndjekë studimet në degën e mjekësisë. Recitimi por kryesisht sporti i notit janë disa nga pasionet e saj. Në aspektin social, Xhulia synon të japë kontributin e saj në shoqëri, për ta bërë atë, siç shprehet ajo, më të sigurt e gjithëpërfshirëse.
Nxënëse e shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. Me prirje në Drejtësi dhe Shkenca Politike.
Nxënëse e shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. E interesuar për të vazhduar studimet në mjekësi.
Herta Hada ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në shkollën "Petro Nini Luarasi". Lëndët ku Herta shfaq prirjet e saj janë ato sociale dhe konkretisht historia, gjeografia, letërsi, gjuha shqipe, filozofia. Ajo angazhohet në nisma të ndryshme me karakter vullnetar dhe në të ardhmen synon të japë kontributin e saj human në shoqëri.
Nxënës i shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. Ka prirje në fushën e Historisë dhe të Letërsisë. I pëlqen gjithashtu të merret me sport.
Nxënës i shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. Me prirje në fushën e informatikës, rrugë që do ta ndjekë edhe në të ardhmen.
Nxënës i shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. Me prirje në shkencat ekzakte, sidomos në fushën e matematikës, ku ka qënë pjesë e disa olimpiadave.
Nxënës i shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. Dëshiron të studiojë për mjekësi, pasi është një shkencë humane dhe mund të japë kontributin e tij për bashkëqytetarët.
Nxënëse e shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. E interesuar për arkitekturë dhe design. Ka si qëllim që në të ardhmen të hapë një fondacion për shkollimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në nevojë. E interesuar të punojë vullnetarisht në vendet në tranzicion.
Nxënëse e shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. E interesuar të specializohet në Financë/Kontabilitet. Natyra është frymëzimi i saj.
Nxënëse e shkollë “Petro Nini Luarasi” në klasën e XI. E dhënë pas arkitekturës. Në një të ardhme do të donte të jepte kontributin e saj në ndërgjegjësimin për përdorimin e mjeteve të transportit ekologjike, pasi vetë përdor biccikletën.
Oksana Koxha ka lindur në Shëlli, Mat, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Ajo shfaq prirjet e saj në lëndët ekzakte, si biologji, kimi, fizikë, ndërkohë që në të ardhmen kërkon t’i përkushtohet mjekësisë, çka përbën edhe një pasion për të. Oksana është gjithashtu një vullnetare aktive e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme të organizuara, si: pastrim i qytetit, sensibilizim i popullsisë në dhurimin e gjakut, shpërndarje ndihmash për fëmijët jetimë dhe njerëzit në nevojë, në Maratonën e Tiranës, seanca ndërgjegjuese në klasa të ndryshme në shkollë etj. Vitin e kaluar ajo ishte gjithashtu pjesë e projektit qytetar “Kundër korrupsionit”, realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Xhoel Bano ka lindur në Tiranë, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Lëndët ku Xhoel ka më shumë prirje janë matematika, fizika, TIK dhe në të ardhmen shpreson të vazhdojë studimet e larta për inxhinieri informatike.Një pasion i tij është teknologjia por nuk mbeten pas edhe aktivitetet sportive, futbolli dhe basketbolli. Ai synon të krijojë një karrierë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe të japë ndihmesën e tij brenda dhe jashtë vendit, në këtë fushë.Në aspektin social, Xhoel kërkon të jetë një qytetar aktiv si dhe të jetë pjesë e shoqatave komunitare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ejona Kotobelli ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Prirjet e saj fokusohen në shkencat natyrore (kimi, biologjia) si dhe letërsia, ndërkohë që shprehet e pavendosur sa i përket zgjedhjes për studimet në arsimin e lartë.Ejona është e talentuar në kërcim dhe këndim, duke shprehur njëkohësisht lidhjen e saj të veçantë me muzikën. Po ashtu, në aspektin social, ajo shpreh dëshirën për t’u angazhuar në nisma të ndryshme vullnetarizmi.
Igri Fishta ka lindur në Tiranë, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Lëndët ku ka më shumë prirje janë ato shkencore, ndërkohë që synon të vazhdojë studimet e larta në degët e ekonomisë apo informatikës. Si një person aktiv, angazhohet me sport dhe konkretisht me basketbollin, si një pasion i vjetër.
Kejsi Tola ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Lëndët ku ajo ka më shumë prirje janë matematika, biologjia dhe kimia. Në të ardhmen, Kejsi synon të vijojë studimet e larta në degën mjekësi e përgjithshme, Psikomotricitet.Pasionet e saj janë arkitektura dhe gjuhët e huaja, ndërkohë që është pjesëmarrëse në disa qendra vullnetare të cilat kanë në qendër të tyre fëmijët me sindromën doën dhe autikë.
Paula Jaçe ka lindur në Përmet, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Matematika dhe biologjia janë lëndët ku ajo ka më shumë prirje. Në të ardhmen, Paula synon të ndjekë studimet për mjekësi të përgjithshme, ndërkohë që pasionet e saj janë leximi dhe piktura. Aktualisht, ajo jep kontributin e saj në një qendër për fëmijët me sindromën doën; pranë bashkisë Tiranë duke ndihmuar nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të kaluar kryqëzimin pranë shkollës së tyre; pranë Kryqit të Kuq dhe pranë Outdoor Ambassadors për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës në vendin tonë.
Elgi Orozi ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Qemal Stafa”.Shprehet se është i prirur drejt shkencave ekzakte, si matematika, fizika, ndërkohë që në të ardhmen shpreson të ndjekë studimet në degën “fizikë teorike”, çka përbën edhe pasionin e tij. Talentet e tij janë referimi në publik dhe aftësitë organizative, ndërkohë që vlen për t’u permendur fakti që Elgi shërben si vullnetar në organizata të ndryshme në qytetin e Tiranës e po ashtu aktivizimi artistik me projektin “Tirana Art Fest” të Bashkisë së Tiranës, në dy edicionet e tij.
Amelia Kurti ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në gjimnazin “Sami Frashëri”. Shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja janë lëndët ku Amelia shfaq prirjet e saj. Sai përket arsimit të lartë, ajo synon të vazhdojë studimet në biokimi ose optometri.Danci sportiv është një ndër pasionet e saj, ndërkohë që përveç kërcimit, ajo përmend arkeologjinë, notin dhe zhytjen. Gjithashtu, për programet e munguara rreth arkeologjisë, për aktivizimin e të rinjve të apasionuar, Amelia shprehet se do të punonte fort për të promovuar dhe rritur interesin për arkeologjinë dhe historinë e vendit tonë.
Arsida Duro ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ajo është e prirur drejt shkencave ekzakte (matematikë,fizikë,kimi) por edhe letërsisë. Në të ardhmen, ajo synon të vazhdojë arsimin e lartë në degën e inxhinierisë mekantronike.Ndër talentet e saj, vlen të përmendet recitimi dhe të luajë në piano, duke u shprehur se ka qenë pjesëmarrëse dhe fituese e çmimeve në kompeticione të ndryshme. Po ashtu, Arsida ka marrë pjesë në kompeticione të organizuara nga Federata Shqiptare e Dance-it Sportiv duke fituar përkatësisht tre çmime të para, një kupë dhe një çmim të katërt.Në aspektin social, Arsida premton se pjesëmarrja e saj në shoqëri do të jetë tepër aktive dhe se do të përpiqet të jetë në radhët e shqiptarëve të cilët sot na bëjnë krenarë nëpër botë me kontributin e tyre në fusha të ndryshme.
Belinda Selmani ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Lëndët ekzakte dhe konkretisht matematika, fizika janë prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen i duhet të zgjedhë mes mjekësisë dhe arkitekturës, për të vijuar studimet e larta. Belinda po ashtu shprehet se është e talentuar në pikturë dhe tek arti në përgjithësi.Në të ardhmen, ajo synon të studiojë jashtë vendit, por gjithmonë me dëshirën për t’u rikthyer dhe për të dhënë kontributin maksimal në vendin e saj. Ndër vite, ajo ka kontribuar në aktivitete të ndryshme të organizuara nga shkolla dhe Bashkia e Tiranës.
Bora Pasholli ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”.Ajo priret drejt lëndëve ekzakte si matematikë, biologji, fizikë, ndërsa në të ardhmen synon të vazhdojë studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe të ndjekë specializimet pasuniversitare përkatëse.Pasionet e Borës janë muzika, basketbolli dhe teknologjia, ndërkohë që pasionin e saj më të madh, ajo konsideron shkencën. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë aktivitete të organizuara nga gjimnazi “Sami Frashëri”, por edhe nga Bashkia Tiranë, dhe aktualisht është anëtare e organizatës “Outdoor Ambassadors”, përmes së cilës jep kontributin e saj në mbrojtjen e mjedisit.
Dario Horjeti ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ambicia e tij është që në të ardhmen, pasi të mbarojë studimet në fushën e mjekësisë, të specializohet si kirurg dhe gjithashtu t’i dedikohet edhe kërkimeve shkencore. Përveç pasionit që Dario ka për shkencën dhe gjuhët e huaja, ai është tepër i apasionuar pas sporteve (sidomos pas kickboxit dhe basketbollit) Në të ardhmen, Dario e sheh veten si një mjek të përkushtuar, por edhe si një kërkues shkencor që synon të sjellë ndryshime dhe ide inovatore në fushën e mjekësisë.
Erik Gapa ka lindur në Tiranë, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”.Lëndët ku Eriku shfaq prirjet e tij janë shkencat natyrore dhe në të ardhmen ai ka dëshirë të studiojë për mjekësi.Hobi i tij kryesor është basketbolli, të cilin e praktikon intensivisht prej 9 vitesh, ndërkohë që në të ardhmen, Eriku synon të bëhet një qytetar i denjë për shoqërinë.
Ismail Shpati ka lindur në Tiranë, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Matematika, fizika, teknologjia janë lëndët ku Ismaili ka më shumë prirje dhe synon të vazhdojë studimet në inxhinieri elektronike. Hobi i tij më i madh është sporti, duke u angazhuar konkretisht në sporte si: TaeKwonDo, futboll, basketboll, etj. Po ashtu, një ndër pasionet e tij është lundrimi ne internet dhe hulumtimi i të rejave të fundit nga bota e teknologjise e sidomos ajo e telefonise celulare, duke synuar që në të ardhmen të krijojë edhe kompaninë e tij, në këtë fushë.
Jona Xhoxhi ka lindur në Fier, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”.Lëndët shkencore, si matematika dhe fizika janë prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen synon të studiojë për arkitekturë.Një ndër fushat ku Jona e gjen veten është arti i pikturës por gjithashtu edhe aktiviteti fizik është pjesë e rëndësishme e pasioneve të saj.Ajo synon të bëhet një arkitekte e suksesshme dhe të hapë firmën e saj.
Livia Gjonaj ka lindur në Rrëshen, Mirditë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Shkencat ekzakte si, matematika, ekonomia, TIK por edhe gjuhët e huaja janë lëndët ku Livia shfaq prirjet e saj, ndërsa në të ardhmen ajo synon të vazhdojë studimet e larta në fushën e ekonomisë, biznesit apo marketingut.Livia, po ashtu jep kontributin e saj në shkollë, shoqëri dhe komunitet, përmes projekteve vullnetare, jo vetëm në ndihmë të individëve por edhe kauzave të ndryshme sociale.
Bora Zaimi ka lindur në Tiranë, dhe studion në gjimanzin "Sinan Tafaj". Lëndët ku Bora ka më shumë prirje janë ato shkencore, por nuk ngelen pas edhe lëndët shoqërore. Në të ardhmen ajo synon të vijojë studimet në degën e mjekësisë, ndërkohë që aktiviteti fizik dhe konkretisht noti është një ndër aktivitetet e saj kryesore. Po ashtu, ajo i kushton rëndësi edhe angazhimeve të ndryshme me karakter social dhe konkretisht në organizatën Down Syndrome Albania.
Dionis Begaj ka lindur në Tiranë, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11, në gjimanzin "Sinan Tafaj". Lëndët ku Dionisi ka më shumë prirje janë lëndët ekzakte dhe konkretisht fizika dhe matematika. Në të ardhmen, ai synon të vijojë studimet jashtë vendit dhe dega që ai preferon është inxhinieria informatike. Dionisi preferon gjithashtu edhe aktivitetet e ndryshme fizike dhe konkretisht basketbollin.Vlen të përmendet po ashtu edhe angazhimi i tij në projekte sociale dhe organizata të ndryshme vullnetare.
Enxhi Lile ka lindur në Përmet, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 12, në gjimanzin "Sinan Tafaj".Lëndët shkencore e konkretisht matematika, kimia, fizika janë prirjet e saj por nuk ngelet pas edhe letërsia. Në të ardhmen, Enxhi synon të ndjekë studimet në një prej universiteteve prestigjoze jashtë vendit, në fushën e drejtësisë. Ndër pasionet e saj vlen të përmendim muzikën, leximin, gjuhët e huaja, sporti apo edhe eksplorimi i eventeve që qyteti ofron.
Nxënës I shkollë “Sinan Tafaj” në klasën e XI. I interesuar për tu specializuar në fushën e mjekësisë. Aspiron të bëhet një njeri I vlefshëm për shoqërinë me kontributin e tij.
Kejsi Harizi ka lindur në Tiranë, në vitin 2001 dhe studion në klasën e 11-të, në gjimnazin “Sandër Prosi”. Ajo shfaq prirjet e saj në lëndë si fizikë, kimi, biologji apo matematikë, prirje të cilat kërkon po ashtu t’i konkretizojë në të ardhmen, përmes studimeve që do të vijojë.Pasionet e saj janë fotografia, dizajni,teatri, aktiviteti sportiv, ndërkohë që muzika është pasioni i saj më i madh. Në të ardhmen ajo shpreson të jetë një qytetare e denjë për vendin e saj si dhe të japë kontributin e saj , duke sensibilizuar në çështje të ndryshme sociale e mjedisore.
Rudina Haxhiu ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sandër Prosi”. Lëndët ku Rudina ka më shumë prirje janë biologjia dhe kimia, ndërkohë që dëshiron që zgjedhjet e saj të orientohen drejt degëve të mjekësisë si, imazheria dhe fizioterapia. Po ashtu, Rudinës i pëlqen të shkruaj në lidhje me tema të ndryshme si dhe të merret aktivitet sportiv.Gjithashtu, ajo është pjesë e klubeve të shkollës që përfshihen në projektin ”Shkolla, qendër komunitare” si dhe pjesëmarrëse e rregullt në aktivitete kryesisht sociale që organizohen brenda dhe jashtë shkollës.
Sindi Sahiti ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 12-të, në gjimnazin “Sandër Prosi”.Sindi priret drejt fushave kryesisht sociale, si letersi- sociologji dhe në të ardhmen synon t’i përkushtohet gazetarisë. Ajo merr pjesë në klubin letrar të shkollës dhe skenariste e një dokumentari, në kuadër të projektit “Të luftojmë bullizmin në shkollat tona“. Kënga, sfilimi, krijmtaria janë disa nga pasionet e saj.
Dea Xhafa ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 13, në Shkollën Teknike Ekonomike. Gjuhët e huaja dhe matematika janë lëndët ku Dea shfaq prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen ajo synon të vijojë studimet jashtë vendit. Në aspektin social, Dea ka marrë pjesë në një organizatë jo qeveritare si “Europian Youth Parlament” e cila ka si qëllim informimin dhe aktivizimin e të rinjve lidhur me çështje të Bashkimit Europian.
Nxënës I shkollës “Teknike-Ekonomike” në klasën e XIII. Dëshiron të vazhdojë studimet për ekonomi dhe aftësitë e përfituara ti vendosë në shërbim të rritjes së mundësive për të rinjtë.
Nxënëse e shkollës “Teknike-Ekonomike” në klasën e XI. Interesohet të ndjekë studimet në degën Ekonomi/Financë.