Përmirësimi i shërbimit i transportit urban, 18 gjoba për kompanitë

Bashkia e Tiranës ka nisur sot monitorimin e zbatimit të kushteve të vendosura prej saj për operatorët e transportit urban qytetas, në funksion të përmirësimit të shërbimit. Nga verifikimi në terren i inspektorëve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash administrative për disa nga linjat qytetëse që nuk kanë respektuar kushtet.

Deri në orën 11.00 janë vendosur 18 gjoba gjithsej, si dhe janë larguar nga detyra dy punonjës të Linjës së Unazës dhe Linjës së Sharrës, për sjellje të keqe me qytetarët.

Gjobat e vendosura nga inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit përfshijnë: mosrespektim të frekuencave në stacionet e autobusëve, vonesa në lëvizjen e autobusëve, probleme me sistemet e ngrohjes të mjeteve, si dhe probleme të tjera që lidhen me dëmtime brenda mjeteve.

Bashkia e Tiranës dëshiron të theksojë edhe një herë se respektimi i 10 kushteve të vendosura prej saj do të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë rigoroze nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake. Nuk do të hezitojmë aspak në marrjen e masave administrative dhe vendosjen e gjobave për cilëndo kompani që do të shkelë kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo problem lidhur me shërbimin e transportit urban në kryeqytet.

Gjobat në linjat konkrete vijojnë si më poshtë:

Linja e Tirana e Re, autobusët me targa: AA 478 LK; AA 987 LN; AA 477 LK; AA 476 LK; AA 417 MA; AA 613 AI

– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve

– Mangësi në mjete

– Vonesa në lëvizje

Linja ish-Uzina e Traktorit, autobusët me targa: TR 7122 U; AA 391 KX

– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve

Linja e Tufinës, autobusi me targë: AA 263 AK

– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve

Linja e Institutit, autobusët me targa: AA 693 FK; AA 980 LX

– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve

Linja Mihal Grameno

– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve

– Mangësi në mjete

Linja Uzina Dinamo-Sharrë

– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve

– Mangësi në mjete

Linja e Unazës, autobusët me targa: TR 5719 U; AA 122 DD; AA 861 DB; AA 862 DB; AA 127 DD

– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve

– Dëmtime brenda mjeteve

Linja e Saukut, autobusët me targa: TR 3118 U; TR 3117 U; AA 789 AI

– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve

– Mjete jo komode