Peza N’Fest

Axhenda e aktiviteteve

Datë 16 shtator

Ora 13:00 – Ekspozitë me fotografi, filmime, veshje të kohës etj. Gjithashtu hapet edhe dhoma muze.

Ora 14:00 – Koncert i Bandës së Qytetit.

Ora 15:00 – TIRANA ART FESTIVAL 30 Numra të ndarë përkatësisht në 15 këngëtarë dhe 15 performanca Break Dance.

Ora 18:30 – Koncert i Ansamblit Tirana.

Ora 20:00 – Koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e grupeve muzikore të mirënjohur, këngëtarë soliste, Tirana Folk Band, DJ, etj.

Gjatë kësaj kohe në disa hapësira zhvillohen elemente festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; 15 biznese, Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë historike e heroike antifashiste, etj.

Datë 17 shtator

Ora 9:30 – Nisja nga Peza drejt Liqenit të Fjollës, një atraksion natyror i zonës së Pezës.

Deri në orën 16.00 në këtë zonë të Pezës do të zhvillohen: Barbeque, Lundrim me kanoe, Kampionat noti organizuar nga Federata e Notit,  Gara Ëaterpol,  2-3 varka me drejtues profesionistë do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për të shijuar lundrimin mbi liqen;  Aeroshoë (fluturime me parashutë); ecje me kalë nëpër terrenin që rrethon liqenin nën drejtimin e kalorësve profesionistë; ngjitje në mal, Pedalon etj.

Ora 16:30 – Fillon minikampionati i volejbollit ndërmjet shkollave të Komunave dhe zhvillohen lojëra sportive të ndryshme.

Në të njëjtën kohë në hapësirë tjetër, në stage performojnë grupe artistike të zonës; zhvillohet pan/fest i produkteve artizanale, prodhimeve të zonës dhe kulinarisë karakteristike të zonës.

Ora 17:00 – Motoshoë në Sheshin tek (ish Turizmi i vjetër), 2 pozicione me motorra të mëdhenj dhe një me motorra Vespa.

Ora 17:00 – Lojra/Gara/Aktivitete me Kuaj, Painball tek Lëndina, Ping Pong, etj.

Ora 18:30 – Koncert festiv i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ora 20:00 – Koncert “Rock Music & Humor” me pjesëmarrjen e grupeve muzikore Rock të artistëve të rinj dhe artistë të mirënjohur të humorit (skeçe POP), karaoke, DJ, etj.

Gjatë kësaj kohe në disa hapësira zhvillohen element festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë lufte, etj

Datë 18 shtator

Ora 9:00 – Parku gjigand i lojërave dhe argëtimit për fëmijë mirëpret me:

– Shfaqje teatri për fëmijë nga Teatri Kombëtar

– Teatri për fëmijë i Metropolit

– Teatri Shëtitës i Marionetave

Ora 11:00 – Koncert festiv dhe argëtues për fëmijë; performojnë grupe muzikore dhe shkolla të ndryshme vallëzimi për fëmijë.

Ora 13:00 – shfaqje për fëmijë nga Cirku Kombëtar.

Paralelisht vijojnë në hapësira të tjera lojërat dhe argëtim me animatorë, kllouna, lojëra elektronike, lojëra të mëdha zbavitëse (shah, ping pong, mos u nxeh, etj.

Panairi i gatimeve për/nga kalamajtë, pikturave, punimeve artizanale  të fëmijëve të zonës kryesisht me produktet bio të zonës së tyre dhe material të riciklueshme.

Biblioteka e hapur për fëmijë gjatë gjithë ditës me këndet e leximit në natyrë.

Tapeti Magjik me Karateistët e Vegjël