PRAKTIKA MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË

Të nderuar lexues,

Bashkia Tiranë është një institucion publik vendor me një qasje bashkëkohore në zbatimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore. Ne ofrojmë një mundësi shumë të mirë praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare. Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikqyrjen e stafit të Bashkisë.

Kryerja e praktikës mësimore ndihmon studentët të krijojnë një kulturë të përgjithshme lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh publik vendor në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë Tiranë, klikoni këtu:

Lista Nr.1 e STUDENTËVE QË JANË PRANUAR TË KRYEJNË PRAKTIKËN MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË PËR PERIUDHËN SHKURT-PRILL 2018 : klikoni këtu

Lista Nr.2 e STUDENTËVE QË JANË PRANUAR TË KRYEJNË PRAKTIKËN MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË PËR PERIUDHËN MARS-MAJ 2018 : klikoni këtu

 

Lista Nr.3 e STUDENTËVE QË JANË PRANUAR TË KRYEJNË PRAKTIKËN MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË PËR PERIUDHËN PRILL-MAJ-QERSHOR 2018 : klikoni këtu

 

Lista Nr.4 e STUDENTËVE QË JANË PRANUAR TË KRYEJNË PRAKTIKËN MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË PËR PERIUDHËN MAJ-QERSHOR-KORRIK 2018 : klikoni këtu

Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore

dëshiron t’ju informojë se:

Afatet e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë:

03 Janar – 31 Janar  për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (periudha shkurt-qershor)

01-30 Prill për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (periudha korrik – dhjetor)

 

 

 

 

Ju njoftojmë se:

APLIKIMET PËR PRAKTIKË MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË JANË MBYLLUR!

Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë zyrtare www.tirana.al për njoftimet e reja mbi hapjen e thirrjes për aplikime lidhur me kryerjen e praktikës mësimore në institucionin tonë.

DUKE JU FALENDERUAR PËR INTERESIN TUAJ, JU MIRËPRESIM!