PRAKTIKA MËSIMORE NË BASHKINË TIRANË

Të nderuar lexues,

Bashkia Tiranë është një institucion publik vendor me një qasje bashkëkohore në zbatimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore. Ne ofrojmë një mundësi shumë të mirë praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare. Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikqyrjen e stafit të Bashkisë.

Kryerja e praktikës mësimore ndihmon studentët të krijojnë një kulturë të përgjithshme lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh publik vendor në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë Tiranë, klikoni këtu.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik dhe Burimeve Njerëzore

dëshiron t’ju informojë se:

Aplikimet për kryerjen e praktikës mësimore në Bashkinë e Tiranës dërgohen me e-mail në adresën: praktikamesimore@tirana.al

Shkarkoni Formularin

 

Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë zyrtare www.tirana.al për njoftimet e reja lidhur me praktikën mësimore në institucionin tonë.

DUKE JU FALENDERUAR PËR INTERESIN TUAJ, JU MIRËPRESIM!