Praktikë në Bashkinë e Tiranës

Njoftimi per shpalljen e fituesve

Të nderuar studentë!

Në kuadrin e zbatimit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës 2016, Ju ftoheni të aplikoni  për Praktikë Pune në Administratën Publike, në Shqipëri dhe në  Kosovë, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike, në  Njësitë e Qeverisjes Vendore (në Bashkinë e Tiranës dhe 42 Bashki të tjera)

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/

 Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve Bachelor.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, por periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Ky program do të zgjasë 3 muaj : Qershor – Gusht 2016

Lançimi i thirrjes:                                   25     Prill 2016

Thirrja mbyllet:                                       01     Qershor 2016

Përzgjedhja:                                       2 -10     Qershor 2016

Shpallja:                                           13 -14     Qershor 2016

Fillimi i praktikës:                                  15     Qershor 2016

 Dokumentet për aplikim

  • CV e aplikantit;
  • Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
  • Lista e notave;
  • Një letër motivimi.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Vlerësimi maksimal është 40 pikë.

  1. vlerësimi për nivelin e diplomës

     – Bachelor                           5 pikë

     – Master professional       10 pikë

     – Master shkencor             15 pikë

  1. b) vlerësimi për mesataren e notave

       5-6                            5 pikë

       7-8                          10 pikë

       9-10                        15 pikë

  1. c) Letra e motivimit vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë.

Shpallja e fituesve bëhet brenda 10 ditëve kalendarike nga mbyllja e aplikimit, në të njëjtën kohë bëhet njoftimi me email i kandidatëve jo fitues. Ankimimet bëhen brenda 3 ditëve nga shpallja e fituesve.