Programi i Nxitjes së Punësimit në Ndihmë të Krjimit të Biznesit Social Rinor

PROJEKTI I BASHKISË SË TIRANËS PËR FONDIN E PROGRAMIT TË NXITJES SË PUNËSIMIT NË NDIHMË TË KRIJIMI TË BIZNESIT SOCIAL RINOR.

1.1 Hyrje

Në datën 07.011.2016 Bashkia Tiranë do të fillojnë zyrtarisht Projektin për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit në Ndihmë të Krjimit të Biznesit Social Rinor të Bashkisë së Tiranës, financuar nga burime publike dhe do të shpallin thirrjen e parë të hapur për dorëzimin e aplikimeve për grante për projekte biznesi individuale të krijuara për të mbështetur krijimin, ose zgjerimin e aktiviteteve biznesi të suksesshme nga të rinjtë që janë të afta për të qenë të suksesshme në një treg konkurrues.

1.2 Rreth Projektit të Bashkisë së Tiranës për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit në Ndihmë të Krijimit të Biznesit Social Rinor”

Qëllimi i Projektit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë në Tiranë, të cilat janë të afta që të mbijetojnë në një treg konkurrues. Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve ka si qëllim të ofrojë transparencë dhe konkurrencë të barabartë si dhe të mbështesë idetë dhe planet e biznesit  më të mira, të veçanta, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme. Përveç mbështetjes në formë granti, Projekti do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes si dhe mbështetje duke ndihmuar të rinjtë me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.

 Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë kuota që do të kufizojnë numrin e aplikantëve dhe sasinë e financimit për t’u përdorur për bizneset e reja dhe bizneset ekzistuese (50/50).

 1.3 Mbështetja e Projektit

Qëllimi Projektit është të japë një mbështetje hap pas hapi për idetë e biznesit që kanë mundësinë më të madhe për të pasur sukses dhe për të tejkaluar barrierat e ndryshme të tregut. Për këto qëllime, Projekti është ndarë në tre faza.

Faza e parë: Kandidatët e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit (shiko më poshtë).

Faza e Dytë: Aplikantët e pranuar marrin pjesë në trajnim (10 gjysma ditë pune) për aftësi të përgjithshme biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit, dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Planet e biznesit do të jenë një version më i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e grantit.

 Faza e tretë: Fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.

 1.4 Aplikantët e Pranueshëm

Të gjithë aplikantët duhet të kenë një ide për biznes, që ka si qëllim fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur shumë të vogël ose të vogël. Ata janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, duke qenë se ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre.

Kandidatët dhe pjesëmarrësit e pranueshëm të Projektit janë të rinj që jetojnë dhe/ose kanë një biznes shumë të vogël, ose të vogël në territorin e Bashkisë së Tiranës, në kohën e aplikimit.

Të rinjtë që nuk përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur janë ato të cilat kanë një konflikt interesi me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Projektit.

Çdo aplikant mund të marr pjesë me vetëm një ide biznesi. E drejta për të marrë pjesë në Projekt dhe për të pasur akses në asistencën e Grantit mund të përdoret vetëm një herë në vit.

Grupet e mëposhtmë të të rinjve do t’u jepet prioritet.

  • Të rinj / të reja (18-35 vjeç);
  • Të rinj nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;
  • Të rinj me aftësi të kufizuara;
  • Te rinj dhe te reja, banore te Qyetetit të Tiranës, që janë në proces studimi në Universitete Publike apo Jo – Publike (Studentë/e)
  • Të rinj dhe të reja të papunë që nuk u përkasin kategorive më lartë.

 1.5 Aktivitete Biznesi të Pranueshme

Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:

  • Bizneset rurale;
  • Turizmi;
  • Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
  • Industria Tekstile;
  • Shërbimet;
  • Artizanati

Sektorët mund të ndryshojnë gjatë vitit, në varësi të prioriteteve të parashtruara nga Bashkia.

Nëse gjerat e tjera do të jenë të barabarta, prioritet do t’i jepet aplikantëve:

  • Me ide të veçantë për biznes (jo e përsëritur nga aplikantët e tjerë), ose të cilët ofrojnë produkte ose shërbime të reja,
  • Me biznese që ndodhen në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës,
  • Të cilët përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji prodhimi të reja, ose që kursejnë energjinë,
  • Të cilët përdorin burime të energjisë së rinovueshme, dhe
  • Me biznese që krijojnë më shumë se tre vende pune.

Pavarësisht sektorit të përzgjedhur, idetë e mëposhtme për biznes nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në Projekt:

  • Të gjitha llojet e aktiviteteve kryesisht brenda sektorit bujqësor;
  • Operacione me pasuri të patundshme, dhënia me qira e pasurive të tundshme;
  • Operacione financiare dhe sigurimi si dhe operacione që përfshijnë bixhozin;
  • Prodhimin e pijeve me përmbajtje të lartë alkooli dhe pijeve alkoolike të fuqishme;
  • Prodhimin e produkteve të duhanit;
  • Prodhimin dhe shpërndarjen e armëve;
  • Prodhimin që përdor teknologjinë që shkakton ndotje mjedisore (si për shembull ndotje të ajrit, ujit, tokës, etj.);

1.6 Mbështetje financiare

 Fondi total i projektit në vitin 2016 është 10.000.000 milionë LEK ndaj të cilit do të shpallen 20 përfitues dhe masa e financimit për indvid do të jetë nga 500.000 LEK. Për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar gjatë procesit të përzgjedhjes, së bashku me asistencë këshillimore deri në dy vjet pas fillimit të zbatimit të planit të biznesit.

Aplikanti duhet të ofrojë kontribut financiar të barabartë me të paktën 20 % të grantit të financuar të kërkuar.

Aplikantët e përzgjedhur mund të planifikojnë financime shtesë duke përdorur instrumente financiare (kredi, dhënie me qira, grante, etj.) të disponueshme në Shqipëri përmes institucioneve financiare ose projekteve të financuara nga donatorë, ose financat e veta. Nëse një nga këta instrumente financiare do të përdoret së bashku me asistencën për grant për të filluar planin e biznesit, atëherë ky burim financimi duhet të përfshihet në planin e biznesit dhe do të jetë subjekt i vlerësimit. Nëse instrumenti financiar do të përdoret për zgjerim të mëtejshëm të biznesit, kjo mbështetje e mëtejshme e marrë pritet që të raportohet në vizitat dhe raportet monitoruese për Projektin.

1.7 Shpenzimet e Pranueshme

 Shpenzimet e pranueshme që mund të mbulohen nga paratë e grantit duhet të përdoren për zbatimin e planit të biznesit dhe mund të përfshijnë:

  • Qiranë e mjediseve për zyrë ose operacione biznesi;
  • Blerjen e materialeve për rinovimin ose përshtatjen e mjediseve/ndërtesave për biznes;
  • Blerjen e makinerive, impianteve dhe pajisjeve, si dhe programe kompjuterike dhe asete të tjera të paprekshme;
  • Blerje paraprake e lëndës së parë dhe materialeve të konsumueshme;
  • Rroga si dhe shërbime të tjera të nevojshme (kontabilitet, administrim, IT, etj.);
  • Promovimi dhe reklamimi i aktiviteteve.

Ka disa kufizime për shpenzimet e pranueshme:

  • Deri në 30 % e grantit mund të përdoret për rinovimin e mjediseve (vetëm deri në 50 % lejohet për operacione hotelerie);
  • Blerja e lëndës së parë mund të mbulohet vetëm një herë, si blerje vetëm një herë e mallit fillestar;
  • Rrogat mund të mbulohen deri në gjashtë muaj pas fillimit të biznesit, duke u bazuar mbi rrogën mesatare në Shqipëri (pjesa tjetër e rrogës duhet të mbulohet nga vetë biznesi);
  • Reklamat mund të mbulohen vetëm për gjashtë muaj pas fillimit të biznesit dhe nuk mund të jenë më shumë se 10 % të grantit total.

Shpenzimet e papranueshme që nuk mund të mbulohen nga lekët e grantit përfshijnë:

  • Blerjen e pasurisë së patundshme (tokën, ndërtesat, etj.);
  • Blerjen e çdo mjeti transportues që nuk do të përdoret drejtpërdrejt për funksionimin e biznesit të propozuar;
  • Çdo shpenzim që nuk lidhet me biznesin e propozuar;
  • Shpenzimet e bëra para përfundimit të kontratës së grantit.

Shpenzimet e papranueshme të grantit mund të mbulohen nga kontributi personal i aplikantit, dhe nga forma të tjera financimi si kredi, hua, etj.

1.8 Si të Aplikohet

Të gjithë Formularët e plotësuar të Aplikimit do të dorëzohen në Sektorin e Pritjes me Qyetatrin në Bashki në një kopje origjinale. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë bashkangjitur me Formularin e Aplikimit të gjitha llojet e dokumenteve që vërtetojnë arsimin, kualifikimin dhe eksperiencën e tyre që korrespondon me idenë e paraqitur për biznes.

Afati i fundit për dorëzim nuk do të jetë më vonë se data 30. 11.2016 (brenda orës 16:00) në adresat në vijim: Sektori i Komunikimit dhe Proitjes me Qytetaret Formulari i plotësuar i aplikimit me dokumentet e bashkëngjitura duhet të dorëzohet personalisht.

Çdo aplikim që merret pas datës së shpallur të mbylljes do të quhet i pavlefshëm.  

Çdo aplikant mund të aplikojë me vetëm një ide për biznes.

1.9 Informacione të tjera

Informacione shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në adresën http://www.tirana.al/lajmet-e-fundit/

Për më shumë informacion në Bashki, ju lutem kontaktoni në adresën: biznesirinor@tirana.al

Shkarko formularin