Apliko

FONDI I GRAVE SIPËRMARRËSE

Qëllimi i Projektit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga gratë në Tiranë, të cilat janë të afta që të mbijetojnë në një treg konkurrues. Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve ka si qëllim të ofrojë transparencë dhe konkurrencë të barabartë si dhe të mbështesë idetë dhe planet e biznesit  më të mira, të veçanta, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme. Përveç mbështetjes në formë granti, Projekti do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes si dhe asistence teknike, duke ndihmuar gratë me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.

Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë kuota që do të kufizojnë numrin e aplikantëve dhe sasinë e financimit për t’u përdorur për bizneset e reja dhe bizneset ekzistuese (50/50).
Për më shumë informacion pranë Bashkisë Tiranë, ju lutem kontaktoni Zj. Elva Hasko, Koordinatore Projekti, në numrin e tel. +355 672111818, elv_has@yahoo.com

Më shumë informacion : Shkarko dokumentin

Formulari : Shkarko formularin