Deklara për shtyp


Kthejmë qytetin të jetueshëm në secilën prej hapësirave të tij 22 March, 2017

Pemët e dëmtuara të Parkut të Madh të Liqenit po zëvendësohen me pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbëruar. Bashkia e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe një grup vullnetarësh nga EcoVolis, morën pjesë në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se […]

Përurohen ambientet e rikonstruktuara të shkollës “Kongresi i Lushnjes” 21 March, 2017

Rreth 665 nxënës të shkollës “Kongresi i Lushnjes” do të kenë mundësi të studiojnë në mjedise të rikonstruktuara, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme dhe moderne për mësimdhënie, përfshi laboratorë të rinj, klasa të reja, si dhe ambiente sportive. Rikonstruksioni i shkollës është bërë falë punës së realizuar nga Bashkia e Tiranës, Ministria […]

Në Tiranë kemi hapur 105 kantiere pune, 10 mijë vetë të punësuar 20 March, 2017

U nënshkrua sot Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale, i cili bën bashkë për herë të parë të gjithë partnerët që veprojnë në fushën sociale, me synimin për të ngritur një sistem të integruar përkujdesi shoqëror të qëndrueshëm. I pranishëm në Konferencën Kombëtare “Impakti i Mirëqenies Sociale – Për një shoqëri që siguron shërbime sociale për […]

Krraba – mikpritësja e radhës e Bio Fest 19 March, 2017

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Krraba ishte mikpritësja e radhës e festivalit “Ritet Panverore”, ku morën pjesë disa grupe folklorike nga trevat shqipfolëse, si dhe i Bio-Fest, me punime artizanale dhe prodhime bujqësore të zonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak dhe i Qarkut të Tiranës, […]

“Dhuro një Stol”, vendosen tre stolat e parë në Parkun e Liqenit 18 March, 2017

Nëse ke dëshirë të kujtosh një të afërm që nuk jeton më apo të shenjosh një përvjetor të bukur, mund t’i bashkohesh nismës më të re të Bashkisë së Tiranës: “Dhuro një Stol”. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë, nga qytetarë të cilët janë bërë pjesë e nismës, aktivitet […]

Tiranë – Firenze frymë e re bashkëpunimi 17 March, 2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në një takim të veçantë kryetarin e Bashkisë së Firences, Dario Nardella, me të cilin diskutoi mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy qyteteve për projekte në çështjet e kulturës, transportit publik, ndriçimit etj. Dy homologët vlerësuan se komuniteti i madh shqiptar që jeton në Firence […]

Linja Qendër-Tufinë zgjatet me 3 stacione të tjera, shtuam flotën e autobusëve në shërbim 16 March, 2017

Banorët që jetojnë në Tufinë dhe Shtish-Tufinë, në verilindje të Tiranës, mbulohen me shërbim të transportit urban. Bashkia e Tiranës ka riorganizuar linjën e autobusit në këtë zonë, duke e zgjatur me tre stacione të tjera. Tanimë, autobusët që e mbyllnin shërbimin e tyre në Tufinë, shkojnë deri në fshatin Shtish, e po ashtu është […]

Hapet qendra e parë e shërbimeve “one-stop-shop” e Ujësjellësit të Tiranës 15 March, 2017

Bashkia e Tiranës ka hapur qendrën e re të shërbimeve për Ujësjellës-Kanalizime, sipas modelit one-stop-shop, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. Për t’i dhënë fund burokracive dhe vonesave, UKT do të ofrojë për të gjithë qytetarët e Tiranës një qasje të re ndaj cilësisë së shërbimit, jo vetëm sa i përket furnizimit me ujë, […]

Dita e Verës, Tirana qendër festimesh 14 March, 2017

Tirana u kthye sot në qendrën e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe rrethet, iu bashkuan aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga ana e Bashkisë së Tiranës. Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj […]

Çelet Pazari i Ri, hapësira multifunksionale ku ndërthuret e djeshmja me të sotmen

Në Ditën e Verës, Pazari i Ri hapi dyert për të gjithë qytetarët, ku 308 biznese kanë filluar aktivitetin e tyre ekonomik duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit (AADF), e gjithë kjo zonë është transformuar […]

Faqja 1 nga 4712345...102030...Last »