Deklara për shtyp


Përfundon rikonstruksioni i rrugës së “Oxhakut” 21 September, 2017

Dhjetë mijë banorët e zonës së “Oxhakut” në Njësinë 4 kanë një rrugë të re, me infrastrukturë nëntokësore, ndriçim dhe gjelbërim. Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord rikonstruksionin e plotë të Rr. “Imer Ndregjoni”, ose siç njihet ndryshe rruga e “Oxhakut”, që lidh Njësinë 3 me rrugën kryesore të Njësisë 4. I shoqëruar nga […]

Prodhuesit e bukës i bashkohen nismës për reduktimin e qeseve plastike 20 September, 2017

Nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar sot edhe 250 furra buke. Pas suksesit dhe impaktit tepër pozitiv që pati kjo nismë në reduktimin me afro 60% e përdorimit të qeseve në supermarkete, tashmë pjesë të projektit janë bërë edhe furrat e bukës dhe njësitë e tjera […]

Përurohet shkolla “Ardian Klosi” 19 September, 2017

Shkolla e re “Ardian Klosi”, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo shkollë hapi dyert për herë të parë për nxënësit e saj javën e kaluar, ndërkohë që ajo u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian. Shkolla ka një kapacitet […]

Përfundon ndërtimi i urës së re të Mënikut 18 September, 2017

Prej pak ditësh, ura e re e Mënikut ka lidhur 1200 banorë të Ndroqit me Tiranën. Ndërtimi i saj nga Bashkia e Tiranës i dha fund një kalvari disa vjeçar vuajtjesh për banorët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve të urës së re, e cila tanimë u shërben jo vetëm […]

Prezantimi i projekteve strategjike për Tiranën në Çikago 17 September, 2017

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar. Ai deklaroi se pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e pjesës kryesore të […]

Sheshi “Skënderbej”, projekti më i veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 16 September, 2017

  Sheshi “Skënderbej” është bërë pjesë e forumit më të madh të arkitektëve dhe urbanistëve të botës, sikurse është Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, ku shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku prezantoi, në një sesion të veçantë përpara […]

Përkujtohet 75-vjetori i Konferencës së Pezës

Me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, si dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, morën pjesë në ceremoninë e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë. Në nderim të kësaj dite, Bashkia e Tiranës […]

Përurohet shkolla “Betim Muço” në Kombinat 14 September, 2017

Dikur një fushë e braktisur mbeturinash, sot shkolla e re me emrin e poetit dhe fizikantit “Betim Muço” në Kombinat, është një nga shkollat më të mira të Tiranës. Ajo ka pak ditë që ka hapur dyert nxënësit e saj të parë me mjedise krejt të reja dhe kushte moderne. Në përurimin e shkollës së […]

Përurohet Shkolla e Baletit 13 September, 2017

Para pak muajsh, për Shkollën e Baletit mund ta thoje hapur shprehjen: “Ç’bie jashtë, futet brenda”. Godina e rrënuar ndër vite ishte lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që aty duhet të përgatiteshin artistët e rinj të baletit. Sot situata ka ndryshuar si dita me natën dhe 230 artistët e rinj, nxënës të Shkollës së […]

Prezantohet projekti për Parkun Qendror te Bulevardi i Ri 12 September, 2017

Me një sipërfaqe 6 herë më të madhe se Parku Rinia, Parku Qendror i Bulevardit të Ri do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit. Pas sheshit “Skënderbej” dhe parqeve te Liqeni i Tiranës, në Farkë dhe Kashar, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më […]

Faqja 30 nga 96« First...1020...2829303132...405060...Last »