PYETËSOR MBI CILËSINË E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT URBAN

Shërbimi i transportit urban: 

Me zbatimin e reformës administrative territoriale dhe zgjerimin e juridiksionit të Bashkisë së Tiranës, lindi nevoja për rishikimin e shërbimit të transportit publik në kryeqytet. Për këtë arsye Këshilli Bashkiak nëpërmjet Vendimit nr. 39, datë 23.05.2016 konsideroi të nevojshme dhe vendosi shtimin e linjave urbane nga 12 në 15 qytetase. Gjithashtu Bashkia Tiranë ka në plan një sërë projektesh dhe risi për përmirësimin e shërbimit të transportit në kuadër të lëvizshmërisë siç janë bileta elektronike, kontrolli i lëvizjeve nga Qendra e Kontrollit të Trafikut, korsi të dedikuara etj.

Qëllimi i sondazhit: 

Bashkia e Tiranës për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, zhvillon këtë sondazh për të evidentuar problematika apo shqetësime lidhur me transportin urban.

Pyetësori:


1. Cilat janë problematikat që ju shqetësojnë gjatë përdorimit të shërbimit urban?

Tabelat informuese mbi oraretTabelat informuese mbi linjat e transportitElementët e sigurisëInfrastruktura e vendqëndrimeveFrekuenca (shpeshtësia)Shpejtësia (lëvizin ngadalë/shpejt)Lëvizshmëria (trafiku)Elementët e sigurisëEtika e stafit në transportin publikKomoditetiHigjenaKondicionimiLehtësira për PAKÇmimi i biletësÇmimi i abonesë


2. Cilat nga sugjerimet e mëposhtme mendoni se mund të përmirësojnë cilësinë e shërbimit urban?

Smart ticketing (biletë elektronike)Kontrolli i shërbimit nga Bashkia TiranëLinja më të gjata (për të mos ndëruar urban)Orare më të zgjatura shërbimiHarta mbi itinerarin e linjaveKorsi të dedikuara

Shënim:

Ky pyetësor organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe ka për qëllim matjen e cilësisë së shërbimit të transportit urban.

Ju sigurojmë që të dhënat tuaja janë për qëllim studimi dhe në përputhje me:

  • ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • ligjin nr. 120/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar”.
  • Ligji nr.10/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8308, datë 18.03.1998, Për transortet rrugore, të ndryshuar”
  • Ligji nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”
  • Udhëzim nr.16, datë 25.08.2010 i MPPT, “Për disa shtesa e ndryshime në Udhëzim nr.1649, datë 16.08.1999 Mbi plotësimin e disa kushteve të vecanta në transportin rrugor të udhëtarëve”
  • VKB nr.39, datë 23.05.2016 “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rreth të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës”

Ju falënderojmë për kohën që i kushtuat plotësimit të këtij pyetësori dhe për mendimet që ndatë me ne, me vlerë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës.