Sondazh

1.Si e vlerësoni shërbimin e largimit të mbetjeve të grumbulluara në kontenierë nga kompanitë e kontraktuara?

(Vlerëso nga 1 – 7, ku 1=aspak të mirë dhe 7= shumë të mirë)

1234567

2.Çfarë elementi ju shqetëson më tepër në lidhje me pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane? (Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë)

Orari i largimit të mbetjeveTrazimi nga persona për mbledhjen e materialeve të riciklueshmeHedhja e mbetjeve inerte në kontenierë dhe pranë tyreLargësia ndërmjet pikave të vendosjes së kontenierëve

Tjeter specifiko

3. Si i vlerësoni shërbimet e kompanisë “Eco Tirana” sh.a., për sa i përket larjes, pastrimit dhe dezinfektimit të kazanëve, vendosjes së kazanëve të rinj dhe grumbullimit të diferencuar të mbetjeve.

(Vlerëso nga 1 – 7, ku 1=aspak pastër dhe 7= shumë pastër)

1234567

4.Në lidhje me fushatën e diferencimit të mbetjeve, të shpërndarë nga “Eco Tirana”, nga cili kanal komunikimi e keni marrë këtë informacion?
(Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë)

Në rrugëNë punëNë shtëpiNga fëmijët (në shkollë)Media të ndryshme

Tjeter specifiko

5.A e kryeni ju në familjen tuaj procesin e diferencimit të mbetjeve dhe më pas vendosjen e tyre në kontenierë? (kontenierë blu për mbetje të pariciklueshme dhe kontenierë të gjelbër për mbetje të riciklueshme: letër, plastikë, qelq, metal)?

PoJoNdoshta

6.1. Nëse jeni përgjigjur me JO pyetjes së mësipërme, a jeni të gatshëm të kryeni veçimin e diferencuar të mbetjeve?

PoJoNdoshta

Shënim:

Ky pyetësor organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe ka për qëllim vjeljen e opinionit kryeqytetas mbi pikat e grumbullimit të mbetjeve dhe diferencimin e tyre.

Ky studim organizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, si më poshtë:

  • Ligji nr. 120/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar”, miratuar në datën 18.9.2014;
  • Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligji nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar me ligjin nr. 30/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore””.
  • Ligji nr. 9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”.

Ju falënderojmë për kohën që i kushtuat plotësimit të këtij pyetësori dhe për mendimet që ndatë me ne, me vlerë për ofrimin e shërbimeve sa më optimale.