RRJETI I VULLNETARËVE TË TIRANËS

Ti mund të ndryshosh komunitetin ku jeton………………”

Vullnetarizmi lind si dëshirë spontane e të rinjve ose qytetarëve për të mbrojtur një kauzë të caktuar.  Në shërbim të komunitetit vullnetari investon kohë, profesionalizëm, pasion dhe edukim. Sa më i madh të jetë numri i vullnetarëve aq më shumë solidare bëhet shoqëria jonë.

Vullnetarizëm mund të kryejë

  1. çdo person, vendas ose i huaj, i moshës 18-30 vjeç që gëzon zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi dhe me vullnet të lirë
  2. çdo i mitur i moshës 15 deri 18 vjeç, vetëm me pëlqimin me shkrim të prindit ose përfaqësuesit të tij ligjor

Disa arsye përse duhet të bëni vullnetarizëm 

  1. Vë në provë talentet e tua dhe zhvillon aftësi të reja
  2. Aftësitë e fituara gjatë vullnetarizmit mund t’i shfrytëzosh në jetë, gjatë studimeve dhe karrierës tënde
  3. Ti mund të bëhesh një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë
  4. Nuk ka rrugë më të mirë se sa të gjesh shokë të rinj altruist
  5. Të bësh vullnetarizëm do të thotë të marrësh pjesë në aktivitete interesante duke vënë në lëvizje ide të reja

Regjistrimi on line në web faqen e Bashkisë

Të dhënat personale

Koha ne dispozicion (* i nevojshëm)

gjatë ditësfundjavëmbrëmjeve

Fusha e interesit (* i nevojshëm)

Art dhe KulturëSportTurizëmShërbime dhe Kujdes SocialeEdukimMjedis dhe Zhvillim UrbanPunë Publike