Rrno për me gatue

Rikthimi i traditës të të përgatiturit ushqim nga shtëpia; Ushqim i shëndetshëm dhe organik për fëmijët; Moskonsumimi i ushqimeve të pakontrolluara; Largimi i stereotipeve të ndryshme në lidhje me ushqimin e parapërgatitur në shtëpi; Ndërgjegjësimi se jetesa e shëndetshme nis nga ushqimi i shëndetshëm.
Aktiviteti organizohet nga: Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit; Lëvizja “Rrno për me gatue”

Teatri Veror i Parkut të Liqenit, E hënë 25 Korrik Ora: 19:30

Tetë Chef-a kuzhine prezantojnë çdo të hënë receta të ndryshme dhe teknika të thjeshta gatimi për nënat në mënyrë që tua përgatisin fëmijëve për ti marrë me vete në shkollë pa shpenzuar shumë kohë. Përcaktimi i sasive të yndyrnave, karbohidrateve, frutave dhe perimeve të nevojshme për mirërritjen e fëmijëve. Ëmbëlsira të shëndetshme organike.