Tirana feston “Ditën e Verës”

17202722_1637071642974582_77673894338982265_n

Tirana do të festojë nesër më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

 Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.

 Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

  • Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.
  • Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.
  • Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.

 Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.

 Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.

 Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.

 Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

 PAZARI I RI

  1. Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00
  2. Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00

-Këndi I Fëmijëve Piktor

-Numra Baleti klasik për fëmijë

-Këngëtar të muzikës së lehte moderne

-Instrumentistë

-Këngëtar të muzikës folk

  1. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00
  2. Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00

-Kuartet Harqesh

-Marsela Çibukaj

-Lindi Islami dhe Venera Lumani

-DJ

 BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT

  1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.
  2. Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në

 mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00

    3.Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, :  Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).

    4.Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00

  1. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiwan)
  2. Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.
  3. Panairi i shkollave profesionale.

BLLOK

  1.Street Party 2017  Koncert Telekom

Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Whiskey Bar)  Ora 12:00- 00:00

Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Tower) Ora 12:00-00:00

Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

SHESHI NËNË TEREZA

1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora  11:00- 00:00

2.Panairi  i Biznesit .

PIRAMIDA

1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00

LIQENI ARTIFICIAL

1.Aktivitete me fëmijët e sporte.

  1. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës)

    Ora  09 :00

3.Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00

  1. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.
  2. Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00
  3. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00
  4. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial
  5. Tirana Art Fest – ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00