Aplikimi për projekte

Drejtoria e Artit dhe Kulturës ofron Mbështetje projekt-ideve krijuese & cilësore në fushat: Artet e bukura, Muzike, Film & Videoart & Fotografi, Liber , Teatër, Dance, Media, Modë, Arkitekturë, etj.  DAK mbeshtet projekt ide artistike  me nivele bashkëpunimi Kombëtar, Ballkanik, Europian , të cilat mbështeten financiarisht dhe nga bisnesi, që krijojnë punësim për artistët e rinj dhe fuqizojnë tregun e artit dhe kulturës si dhe mbeshtet decentralizimin e realizimit të tyre nga qendra në periferi të Tiranës.  DAK  synon  të mbështesë shoqërinë civile në thirrjet e programeve të kulturës së BE, duke i mbështetur fituesit në bashkëfinancim.

Aplikimi Kulturë

1. Formulari i aplikimit, plotësuar sipas të gjitha kërkesave të paraqitura aty. 2. Kërkesa për mbështetje finaciare, e protokolluar në Sektorin e Informimit Qytetar. 3. Projekti artistik – kulturor, i ndërtuar mbi bazën e të gjitha pikave të përcaktuara në Formën e Aplikimit. 4. Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit Fondacionit, (Kopjet, duhet të jenë të noterizuara.) 5. Vërtetim nga Gjykata, që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proçes falimentimi apo likujdimi. Për Personat Fizik duhet të paraqitet kopje e noterizuar e liçensës. 6. Numri i Llogarisë Bankare, në të cilin do të bëhet derdhja e fondeve të kërkuara.(IBAN – lek) 7. Preventivi total i detajuar në të gjithë zërat e tij, në krah të jenë shënuar donatorët përkatës. 8. Preventivi për zërat që kërkohen nga Bashkia e Tiranës. (Ky preventiv mbetet i diskutueshëm nga Këshilli i Kulturës i Bashkisë së Tiranës.) 9. Dy rekomandime të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. -Tre rekomandime nëse subjekti aplikues është individ. 10. Vërtetimet që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit, për të cilin ai aplikon, si dhe zërat e buxhetit që financuesi tjetër mbulon. Jo e detyrueshëm. 11. Deklarata mbi të ardhurat e projektit:, nëse ka, ku do të shkojnë këto të ardhura. 12. Fotokopje te kartës së indenditetit ose pashaportës të aplikantit. (Ne rast se aplikimi behet nga nje individ në vend të pikave 4, 5, zëvendësohen me një biografi personale dhe të aktivitetit artistik. ) 13. Subjekti aplikues për të përfituar fondin publik të miratuar nga Këshilli i Kulturës ka detyrimin ligjor të vërtetojë zbatimin e të drejtës së autorit, ose me shkresë zyrtare nga Albautor ose duke paraqitur kontratën përkatëse me mbajtësin/ (it) e të drejtave. (Të gjitha dokumentat duhet të jetë të firmosur dhe të vulosur nga aplikuesi.)
1. Situacionin për pjesën e Bashkisë (duhet të jetë i firmosur dhe i vulosur nga aplikuesi, të ketë datë dhe të jetë i rakorduar me faturat për shpenzimet e kryera). 2. Raport financiar (situacioni faktik i preventivit total). 3. Faturat, të cilat duhet të jenë me TVSH ose “model 4” (sipas tipit të përcaktuara në Udhëzimin e Ministrisë së Financave Nr 2 dt 11. 2. 2002) 4. Kontratat me personat që kanë lëshuar faturat. 5. Fotokopje e liçencës e atij që ka lëshuar faturën. 6. Borderotë, përveç emrit, mbiemrit, firmës, të shkruara nga vetë personi dhe numrit të pashaportës së personit duhet të mbahet edhe 15 % i tatimit mbi të ardhurat, fotokopje pashaporte. 7. Vërtetimet nga donatorët, nëse ka. 8. Relacion mbi zhvillimin e aktivitetit dhe impakti i tij në publik. 9. 10 foto ose materiale të tjera vërtetuese mbi zhvillimin e aktivitetit.