Biblioteka

13043393_10154153115711926_15571793807978876_n

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

E themeluar në vitin 1920, Biblioteka Kombëtare është institucioni kryesor bibliografik dhe arkivor i librit në Shqipëri. Deri më 31 mars 2015, BKSH numëron në fondet e veta rreth 1 169 767 materiale bibliotekare (libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera).Fondi i arkivit të botimeve shqip, i antikuarit, i dorëshkrimeve, hartave si dhe fondi i albano-balkanologjisë përbën pasuri me vlera të mëdha për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare e si të tilla, të kulturës europiane.

Orari i Shërbimit: E hënë – e premte: 8:00 – 20:00/ E shtunë, e diel: 8:00 – 14:00

Adresa : Ndërtesa e Re: Sheshi Skënderbej, pranë Pallatit të Kulturës. Përbëhet nga Salla shkencore; Salla e Periodikut; Salla “Paolo Petta”; Këndi Amerikan, Këndi Gjerman.
Ndërtesa e vjetër: Rr. “George Bush”, Tiranë
Kontakt tel: 04 223 843 / 269 954 / 247 482.

Biblioteka e Akademisë së Shkencave

Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka një trashëgimi prej rreth 65 000 vëllimesh periodike.Biblioteka e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për dhënien e informacionit mbi produktivitetin shkencor teknologjik dhe risitë, në lidhje me anëtarët e Akademisë: në organet qendrore, në ato kërkimore shkencore, në universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private si dhe në shoqërinë civile. Ajo kryen korrespondencën në lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë.

Adresa: Sheshi Fan Noli, ngjitur me Parlamentin.
Kontakt tel:04 259 658

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë.Fondi i saj përmban mbi 76.000 njësi libra, dispensa e disertacione dhe mbi 20 000 njësi periodiku. Literatura është në disa gjuhë: shqip, anglisht, rusisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, etj. dhe përbëhet nga materiale mbi shkencat e natyrës në disiplinat që mbulojnë departamentet e fakultetit: në matematikë, fizikë, kimi, biologji, zoologji, bioteknologji, teknologji, informatikë, si edhe literaturë artistike e të përgjithshme. Biblioteka ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit, 4 vende në mjedisin e skedarëve, 6 vende në fondin e hapur të periodikut.

Adresa:Bulevardi Zogu i Parë,E-mail:petro.luarasi@fshn.edu.al,raimonda.dashi@fshn.edu.al, brunilda.garxenaj@fshn.edu.al

Biblioteka “J. Limprecht” e Fakultetit te Ekonomisë

Biblioteka e FEUT ka një numër prej rreth 15 000 koleksionesh, kryesisht literaturë e huaj që përfshin materiale në fushën e të gjitha degëve të ekonomisë; disertacione të doktorantëve të diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë; në arkiv përfshihen veprat e Leninit, Engelsit, Marksit, broshura të Ramiz Alisë; revista dhe periodikë në fushën e ekonomisë,letërsi artistike dhe enciklopedi ruse. Salla e leximit të bibliotekës ka një kapacitet prej 170 vendesh.

Adresa: Rr.Arben Broci, Fakulteti i Ekonomisë :
E-mail : admin.dega.bibloteke@feut.edu.al
Tel +355 4 23 457 89

Biblioteka e Fakultetit të Historisë e Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me sipërfaqe rreth 800 m2, zotëron një fond rreth 150 mijë ekzemplarësh (libra, periodikë, disertacione, punime të masterave shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të rëndësishëm materiale të fushave të tilla, si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi kulturore, folklor, psikologji, sociologji. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u krijua salla e studimit me fonde të hapura (me rreth 55 vende studimi.

Adresa: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane.
Kontakt tel: 04 2371 668; 042 369 664. Email: teasula@yahoo.com, liljanatuna@yahoo.com, elvana.dede@yahoo.com, emiljanadino@yahoo.com
Tel: 042 369 664

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ka një fond prej 16501 librash. Literatura e ofruar është në shqip dhe në gjuhë të huaj,nëanglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e rusisht. Pjesa më e madhe, rreth 80 %, është në fushën e drejtësisë dhe pjesa tjetër janë libra historikë, filozofikë, psikologjikë, fjalorë dhe letërsi artistike, gjithashtu ka dhe 1700 periodikë (revista). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1942 e në vazhdimësi, revista “Drejtësia Popullore” (1948-93), “Studime Juridike” (2000-2013) dhe koleksione të ndryshme revistash juridike.Biblioteka ka dy salla leximi me kapacitet 50-55 vendesh.

Adresa: Rruga “Milto Tutulani”
Kontakt: ylkena_al@yahoo.com, monika.tangu@yahoo.com, ana_nebo@yahoo.com

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është bibliotekë universitare, e krijuar në vitin 1996. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja.Më pas është vijuar me blerje të botimeve të viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjioze.Biblioteka e fakultetit është mbështetur kryesisht nga donatorë, si:Ambasada Franceze,Fondacioni Soros dhe UNICEF. Salla e leximit ka kapacitet prej 44 vendesh dhe ajo e internetit 15.  Orari i shërbimit, nga e hëna në të premte, me përjashtim të festave zyrtare, është 8:00-18:00.  Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht e frëngjisht.

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”.
Kontakt tel: +355 4 223036

Biblioteka e Universitetit Bujqësor në Kamëz

Biblioteka e Universitetit Bujqësor ishte një prej më të mëdhave e më të pasurave në vend në fushën e saj deri në vitin 1997, kur mbi 250 mijë vëllime të bibliotekës u dogjën gjatë revoltave të atij viti. Biblioteka e re e universitetit ofron rreth 20 mijë vëllime dhe 10 mijë periodikë të specializuar. Biblioteka punon gjatë ditëve të javës, nga ora 08.00-16.00.

Adresa: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Kodër-Kamëz.

Biblioteka e Universitetit të Sporteve

Biblioteka e Universitetit të Sporteve të Tiranës është biblioteka më e vjetër e sportit në Shqipëri. E formuar në vitin 1961, biblioteka përmban material të shumëllojshëm si, libra, gazeta, revista, disertacione, mikroteza, material audiovizual, atlase dhe punë e projekte të studentëve e pedagogëve të këtij universiteti. Biblioteka është e fokusuar në fusha të ndryshme sportive, si volejboll, futboll, basketboll, gjimnastikë, atletikë, not, tenis, danc, etj.

Adresa: Rr. “Muhamet Gjollesha”
Kontakt: biblioteka@ust.edu.al

Biblioteka e Akademisë së Arteve

E themeluar në vitin 1966, Biblioteka e Arteve numëron sot rreth 45 mijë vëllime. Në fondet e saj kjo bibliotekë zotëron materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, disertacione, diploma, periodikë, referenca, materiale audiovizuale, literaturë elektronike, etj.

Adresa: Universiteti i Arteve,
Kontakt: +355 4 2 255 72.

Biblioteka Multimediale e Fakultetit të Mjekësisë

Biblioteka e Universitetit tëMjekësisë ka fonde të hapura që shkojnë deri në 76 000 libra dhe rreth 18 000 koleksione revistash.

Adresa: Rruga e Dibrës, nr 307
Kontakt tel: 04 2452 610

Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik

U shërben studentëve dhe të gjithë të interesuarve të fushës me libra, periodikë, libra të rrallë dhe disertacione të fushës.

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës.
Kontakt tel: 04 2226 487

Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë Civile

Adresa: Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr.4,

Biblioteka “Silvano Pedrollo” e Inxhinierisë Mekanike

Librat dhe publikimet e universitetit përbëjnë fondin e bibliotekës. Biblioteka ka një sallë leximi dhe mundësinë për të lexuar në pdf online.

Adresa:  Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr.4,

Biblioteka e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë.  Kontakt: 4 375246/5, Email: info@fgjm.edu.al

Biblioteka e Shkollës së Lartë të Magjistraturës

Adresa: Rruga e Elbasanit te Fakulteti i Gjeologji-Minierave. Kontakt: 04 2488 825

Biblioteka e Kuvendit të Shqipërisë

Biblioteka e Kuvendit të Shqipërisë ka si mision kryesor të mbështesë deputetët, komisionet parlamentare dhe stafin e tyre ndihmës me informacionin që u nevojitet gjatë veprimtarisë së tyre legjislative. Sipas Ligjit Nr. 8576, datë 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” neni 26 dhe 29, Biblioteka e Kuvendit bën pjesë në grupin e bibliotekave speciale. Bazat e të dhënave janë të pajisura me motor kërkimi dhe informacioni i futur në to është lehtësisht i kërkueshëm: me fjalë kyç, me autor, me titull, me fjalë në tekst, me numër ligji, me datë, etj. Kjo ka krijuar mundësinë e dhënies së informacionit në kohë shumë të shpejtë. Në këto baza të dhënash ndodhen rreth 110 000 rekorde.
Biblioteka ka të instaluar programin JURISTI, i cili përmban tekstet e plota të legjislacionit shqiptar të botuara në “Fletoret Zyrtare”, duke filluar nga viti 1991. Programi freskohet vazhdimisht.

Orari: E hënë-E premte 8-16
Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Biblioteka. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë
E-mail: library@parlament.al

Biblioteka e Galerisë Kombëtare të Arteve

Biblioteka e Galerisë Kombëtare është ndërtuar në vitin 1999, si një mundësi me tepër për informimin kulturor artistik të publikut të artit, nxënësve, studentëve, studiuesve etj. Ajo u ngrit me ndihmën e shumë institucioneve dhe organizatave mbështetëse ndërkombëtare dhe përmban rreth 2200 tituj librash, revistash, katalogësh e videokasetash, rreth historisë e teorisë së artit.

Orari: E hënë-E premte 8-16.30
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Kontakt: Tel: +355 4 222 60 33

Biblioteka e OSBE-së në Shqipëri

Biblioteka e OSBE në Shqipëri ka në fondin e saj publikime të ndryshme, dokumente zyrtare, materiale multimediale dhe e-bibliotekën.

Adresa: OSCE Presence in Albania Sheshi “Italia.
Kontakt tel: +355 4 223 5993 -232.

Biblioteka e Qytetit “Studenti”

Kjo bibliotekë ka në përbërje fondin referativ, fondin e periodikut, tetë salla leximi dhe qendrën e internetit, në një sipërfaqe prej 626 metrash katrorë.

Adresa: Rruga Pjetër Budi, Qyteti Studenti.
Kontakt: fluturabardhi@yahoo.com, 068 30 40349

Biblioteka pranë Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare

Adresa: Rruga Him Kolli, nr 13, pranë shkollës “Konferenca e Pezës”

Biblioteka Publike Nr. 2

Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 2 të kryeqytetit

Adresa: Rruga“Tefta Tashko Koço”, P2/1, pranë Sheshit “Avni Rustemi”

Biblioteka Publike Nr. 3

Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 3 të kryeqytetit.

Biblioteka Publike Nr. 4

Me një fond prej rreth 16 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr.4 i shërben minibashkisë nr. 4 të kryeqytetit.

Biblioteka Publike Nr. 5

Me një fond prej rreth 10 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr.5 i shërben minibashkisë nr. 5 të kryeqytetit.
Adresa: Rruga “Mine Peza”, te Foto Reli.

Biblioteka Publike Nr. 7

Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 7 të kryeqytetit.

Biblioteka Publike Nr. 9

Me një fond prej rreth 6 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr. 9 i shërben minibashkisë nr. 9 të kryeqytetit.

Biblioteka Publike Nr. 10

Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 10 të kryeqytetit.

Adresa: Rruga Aleksandër Moisiu

Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës

Me sipërfaqe prej 300 metrash katrorë, Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës është e aksesueshme nga studentët e fakultetit në të tre nivelet e studimit, bachelor, master ose doktoraturë. Biblioteka është regjistruar në njësërë bibliotekash digjitale.

Orari: E Hënë – E Premte 9:00 – 20:00, E Shtunë 9:00 – 17:00
Kontakt: biblioteka@uet.edu.al

Biblioteka e Universitetit POLIS

Biblioteka e Universitetit Polis përfshin rreth 9000 libra të printuar, të cilët i përkasin kryesisht degëve të Arkitekturës, Planifikimit Urban, Art Dizajnit, Studimeve Mjedisore, Shkencave Sociale, Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkencave Ekzakte, etj. Titujt përfshijnë tekste nëshqip, anglisht dheitalisht.

Kontakt: biblioteka@universitetipolis.edu.al

Biblioteka e Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë

Biblioteka e Universitetit Katolik ZKM numëron në fondin e saj rreth 14 mijë libra e revista të inventarizuara e tëklasifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga IFLA (Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave). Fondi i bibliotekës, i cili u shërben studentëve të fakultetit, është i pasur dhe i përditësuar në të gjitha fushat e mjekësisë, infermierisë, fizioterapisë, farmacisë, ekonomisë e shkencave politike, dhe u ofrohet lexuesve të saj në gjuhë të ndryshme, si shqip, italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, etj.

Orari: 08.00-20.00

Biblioteka e Universitetit Epoka

E ndodhur në kampusin e Rinasit, biblioteka ka në inventarin e saj rreth 10 mijë libra dhe një numër periodikësh. Biblioteka është e aksesueshme vetëm nga studentët e universitetit, të cilët mund t’i përkushtohen leximit ose kërkimit shkencor në një sallë leximi prej 100 vendesh.

Orari: E hënë-E premte 08.00-16.00, e shtunë 09.00-13.00.
Adresa: Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, 1039, Tiranë. Kontakt: 355 4 2232 086, library@epoka.edu.al

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është e specializuar në fushat e shkencave ekonomike, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Aksesi në këtë bibliotekë u rezervohet vetëm studentëve të Fakultetit.

Adresa: Blv. Gjergj Fishta, Nr.52, Kodi Postar: 1023, Tiranë

Biblioteka e Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë

Biblioteka e Universitetit “Marin Barleti” përmban gjithsej 2 100 njësi bibliografike, të ndara sipas fakulteteve,Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike si dhe sektorë si gjuhësi, letërsi, fe, biografi, histori, etj. Gjithashtu, në bibliotekë ndodhen koleksione periodikësh, fjalorësh, materialesh audiovizuale në shërbim të studentëve. Salla e leximit të bibliotekës ka kapacitet prej 40 vendesh dhe është e aksesueshmevetëm nga studentët e universitetit.

Orari i punës:Nga e hëna në të premte 08.30 – 16.00
Kontakt: biblioteka@umb.edu.al
Biblioteka në Shkodër

Biblioteka publike “Marin Barleti”

E themeluar në 1931, Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka në zotërim një pjesë të ish-bibliotekave të vyera të Shkodrës. Në fondet e saj ruhen mjaft libra të shekujve XV-XVI, shtypur në qendrat më të mëdha të Europës. Koleksionet e çmuara e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave filologjike. Biblioteka ruan në koleksionin e saj edhe disa kopje unikale me vlera të mëdha antikuare, ruan gjithashtu një numër koleksionesh speciale, si rreth 150 dorëshkrime apo harta.

Adresa: Sheshi 2 Prilli.
Kontakt: +355 69 25 84 224

Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi”

Një bibliotekë moderne, me fonde të hapura, salla leximi, mediatekë të pasur, salla mbledhjesh etj. Ka rreth 250000 njësi librare. Megjithëse e krijuar për të mbuluar fushat didaktike, ajo është edhe bibliotekë e pasur albanologjike, e formuar nga kontributet e familjeve shkodrane. Mban një pjesë të bibliotekës së Th.Ipenit, një prej diplomatëve të shquar austriakë që shërbeu në Shkodër për shumë vjet. Mes librave është edhe kopja unikale “Doktrina e Krishterë” e Gjon N. Kazazit. Ka shumë revista të traditës, mes të cilave veçohet kopja e plotë e revistës “Albania” e Faik Konicës.

Adresa: Sheshi 2 Prilli, Rruga Studenti 24.
Kontakt tel: 022 800 651

Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”

E ngritur tërësisht e re, ruan tiparet e bibliotekës së mëparshme. Mbledh koleksionet e bibliotekave të tre etërve françeskanë që jetuan jashtë Shqipërisë: Paulin Margjokaj, Jakob Marlekaj, Daniel Gjeçaj.
Biblioteka është tërësisht e specializuar në shkencat filologjike, glotologjike, albanologjike dhe balkanologjike. Mban qindra dorëshkrime të rilindasve dhe tëpersonaliteteve të shquara.

Biblioteka e Jezuitëve

E përbërë nga një rrjet bibliotekash si ajo e seminarit ndërdioqezian, biblioteka shkollore e shkollës së mesme jopublike “At Pjetër Mëshkalla”, si dhe biblioteka albanologjike që mban, mes të tjerave, edhe bibliotekën e plotë të F. Cordognano.

Biblioteka e Myftinisë

E krijuar rishtas me kujdesin e Myftinisë së Shkodrës, ruan vlera të veçanta të librave fetarë. Ka një fond të pasur librash të kulturës orientale. Biblioteka është e pasur me libra që trajtojnë, krahas problemeve fetare, edhe probleme që lidhen me historinë e kulturën e popullit tonë.