Qendra Rinore

q.r

Qendra Rinore e Tiranës

Qendra Rinore e Tiranës është një hapësire publike në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe qendra e parë rinore e këtij lloji.

Ajo është një hapësirë gjithëpërfshirëse në funksion të të rinjve, organizatave rinore, programeve nga Shërbimi Kombëtar për Rininë, etj.

​Qendra Rinore ka hapur dyert e saj në 5 mars 2015. ​Misioni i saj është  zhvillimi i veprimtarive rinore, kulturore, artistike, letrare, sportive, organizimi i takimeve, trajnimeve, etj.

Ajo është e pozicionuar afër qendrës së Tiranës, në fillim të  Rrugës së Kavajës, godina midis Bankës Raiffeisen dhe Dhomës së Tregtisë.

Qendra Multifunksionale “TEN”

Kjo qendër u krijua në ambientet e ish-kinema Dajtit në shtator të vitit 2010. Krijimi i saj erdhi si rrjedhojë e një pune disavjeçare të Bashkisë së Tiranës. Struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” u transformua në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër shumëfunksionale për rininë, me synim për tu dhënë atyre mundësinë  për t’u shoqërizuar në kushte e standarde europiane.

Salla Qendrore është konceptuar për 130 persona dhe kryen funksionet e mëposhtme:

-Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, teatër, shfaqje, prova, koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale, pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime, etj.

 Qendra “Ten” ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” tek ish Kinema “Dajti”.