Gjimnastrada 2016

Bashkia Tiranë,  nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Albania Gjimnatrada” si dhe Federatën Shqipëtare të Gjimnastikës, organizojnë projektin sportiv  “Gjimnastrada Tirana 2016”, ne datën 21 Maj 2016, pranë Pallatit te Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.
20 Maj njihet si Dita Ndërkombëtare e jetimëve dhe fëmijëve në nevojë, ndaj kujdesi për ta, përfshihet si një ndër grupet më në nevoje, përcaktuar kjo, kryesisht nga preardhja e tyre.
Përkujdesi për jetimët nuk duhet shikuar vetëm me 20 Maj, ku shënohet kjo ditë, sepse ata kanë gjithnjë nevoje për përkushtim maksimal, ndaj Bashkia e Tiranës si dhe SHGJA ka patur gjithmonë një përkujdesje për këtë grup jetimësh dhe i ka perfshirë ata në keto aktivitete .

Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe atij të kercimit në veçanti në qytetin e Tiranës.
Ky projekt ka si objektiva kryesore:
• Rritjen dhe ndërgjegjësimin në komunitet rreth rëndësisë që ka sporti edhe kercimi;
• Inkurajimin e të rinjve të jetojnë së bashku si pjesë e komunitetit dhe mbështetjen njerëzve në nevoje si: jetimët, romët, të moshuarit personat me aftesi kufizuar si dhe fëmijët në nevoje etj.
• Zhvillimi i edukimit, në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
• Promovimin e talenteve të reja nga mosha 5-18 vjec, si dhe zhvillimin e tyre;
• Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive rinore në të ardhmen;
• Ndërgjegjësimin e mediave televizive dhe të shkruar rreth rëndësisë së aktiviteteve fizike në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Pjesëmarrjen e intelektualeve titullarë sportist-artist, duke e cilësuar këtë aktivitet si një domosdoshmëri për shoqërinë.

Në këtë aktivitet, do të marrin pjesë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme te qytetit te Tiranës, në bashkëpunim dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të rretheve Durres, Lushnjë, Fier, Korcë, Elbasan, Pogradec, Shkodër, Tropojë, Vlorë, si dhe Kosove, Maqedoni, Mali i Zi.